Ahmeti: Mbështetje për SHBA-në dhe Presidentin Trump, ishte zgjedhje e qartë dhe e drejtë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Janar, 2026 23:00

Ahmeti: Mbështetje për SHBA-në dhe Presidentin Trump, ishte zgjedhje e qartë dhe e drejtë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka theksuar mbështetjen e palëkundur të partisë që ai drejton ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë partneritet si strategjik dhe të bazuar në vlera të përbashkëta.

Mbështetja jonë e palëkundur ndaj aleatit tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë dhe mbetet zgjedhje e qartë dhe e drejtë”, deklaroi Ahmeti.

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe për angazhimin e SHBA-së kundër regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që, sipas tij, rrezikojnë stabilitetin global.
Mbështes lidershipin e Presidentit Donald Trump dhe angazhimin e SHBA-së përballë regjimeve autoritare dhe strukturave kriminale që kërcënojnë lirinë, demokracinë dhe sigurinë globale”, u shpreh Ahmeti.

Sipas liderit të BDI-së, qëndrimi i fortë amerikan ndaj krimit të organizuar dhe narkoliderëve është thelbësor jo vetëm për sigurinë e brendshme të SHBA-së, por edhe për paqen ndërkombëtare.
Qëndrimi i fortë ndaj narkoliderëve dhe krimit të organizuar është mbrojtje jo vetëm për Amerikën, por për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”, tha ai.

Ahmeti theksoi se popujt meritojnë të jetojnë në liri dhe demokraci, duke nënvizuar rolin historik të SHBA-së në promovimin e këtyre vlerave.
Popujt meritojnë të jetojnë të lirë, me institucione demokratike dhe sundim të ligjit, jo nën frikë dhe represion. Historia jonë na ka mësuar se kur Amerika udhëheq me vendosmëri, liria fiton”, deklaroi lideri i BDI-së.

Në fund, ai rikujtoi se edhe rrugëtimi i shqiptarëve drejt lirisë është i lidhur ngushtë me mbështetjen amerikane, duke theksuar rëndësinë e partneritetit transatlantik.
Partneriteti transatlantik është më i fortë kur bazohet në vlera të përbashkëta dhe qëndrim të bashkuar përballë tiranisë. Kur Amerika qëndron e fortë, qëndrojmë të fortë së bashku”, përfundoi Ahmeti. Gazeta Flaka

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Janar, 2026 23:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?