Akademik Izet Zeqiri kërkon reformë urgjente në arsimin e lartë: Provimi me gojë të bëhet i detyrueshëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Nëntor, 2026 09:18

Akademik Izet Zeqiri kërkon reformë urgjente në arsimin e lartë: Provimi me gojë të bëhet i detyrueshëm

Zeqiri: Universiteti nuk duhet të prodhojë vetëm diploma, por njerëz me dije, mendim kritik dhe aftësi për t’i argumentuar njohuritë e tyre.

Akademiku Izet Zeqiri kërkon rikthimin e provimit me gojë si pjesë të detyrueshme të sistemit të vlerësimit në arsimin e lartë, duke e konsideruar këtë një reformë të nevojshme për verifikimin real të njohurive të studentëve dhe ngritjen e cilësisë akademike.

Në një qëndrim të publikuar lidhur me reformën e arsimit të lartë, Zeqiri thekson se provimi me gojë, i zhvilluar drejtpërdrejt mes studentit dhe profesorit, do të mundësonte vlerësimin më të saktë të njohurive, si dhe zhvillimin e aftësive për të menduar në mënyrë kritike, analizuar, argumentuar dhe mbrojtur qëndrime shkencore.

Sipas tij, kjo formë e vlerësimit do të ndihmonte edhe në parandalimin e kopjimit dhe përdorimit të paautorizuar të inteligjencës artificiale gjatë provimeve.

„Provimi me gojë mundëson verifikimin real të njohurive, zhvillimin e të menduarit kritik, aftësinë për të analizuar, argumentuar dhe mbrojtur qëndrimet shkencore“, thekson Zeqiri.

Ai nënvizon se provimi me gojë nuk përbën sprovë vetëm për studentin, por edhe për vetë profesorin. Për të zhvilluar një provim cilësor, profesori duhet ta zotërojë thellësisht lëndën, të formulojë pyetje përmbajtjesore, të nxisë diskutim akademik dhe të vlerësojë me kompetencë përgjigjet e studentit.

„Pra, ky proces është një test i dyanshëm i dijes dhe i kompetencës akademike“, vlerëson akademiku.

Sipas Zeqirit, rikthimi i kësaj forme të vlerësimit do të forconte komunikimin akademik, përgjegjësinë e studentëve dhe llogaridhënien profesionale të profesorëve.

Ai thekson se universitetet duhet të kenë një mision më të gjerë sesa vetëm pajisja e studentëve me diploma.

„Universiteti nuk duhet të prodhojë vetëm diploma, por njerëz me dije, mendim kritik dhe aftësi për t’i argumentuar njohuritë e tyre. Studenti duhet të dëshmojë se çfarë di, ndërsa profesori se sa di të pyesë, të diskutojë dhe të vlerësojë“, shkruan Zeqiri.

Në përfundim, akademiku propozon që provimi me gojë të jetë pjesë e detyrueshme e sistemit të vlerësimit në arsimin e lartë, por jo si zëvendësim i provimeve me shkrim dhe formave të tjera të kontrollit të njohurive, por si plotësim i tyre.

Propozimi hap një debat më të gjerë mbi cilësinë e arsimit universitar, standardet e vlerësimit dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në procesin e mësimdhënies dhe të provimeve.

Burimi: Qëndrimi i akademikut Izet Zeqiri. Përgatiti: Flaka Media.

25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Nëntor, 2026 09:18
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“