AKI intensifikon fushatën në Gostivar, takime të drejtpërdrejta me qytetarët

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2025 15:06

AKI intensifikon fushatën në Gostivar, takime të drejtpërdrejta me qytetarët

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka vazhduar aktivitetet e saj elektorale në qytetin e Gostivarit, duke u takuar nga afër me qytetarët në sheshin qendror të qytetit. Aktiviteti u realizua në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 janarit dhe përfshiu shpërndarjen e materialeve informuese dhe pijeve të ngrohta për qytetarët.

Ngjarja u organizua nga forumet rinore të partive që përbëjnë koalicionin AKI, ndërsa në të morën pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, si dhe kryesuesi i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi. Ky i fundit vlerësoi se aktiviteti shërbeu si mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë me një numër të madh qytetarësh, prej të cilëve, sipas tij, janë dëgjuar mesazhe mbështetëse për zgjedhjet e ardhshme.

Xhaferi theksoi se edhe në takimet e tjera të realizuara gjatë fushatës, qytetarët kanë shprehur pritshmëri pozitive për rezultatin zgjedhor, duke e cilësuar 11 janarin si një datë vendimtare për të ardhmen e Gostivarit.

Ndërkohë, fushata e AKI-së do të vazhdojë edhe sonte në fshatin Çegran, ku kandidati për kryetar komune Valbon Limani, së bashku me përfaqësues të koalicionit, pritet të prezantojë vizionin dhe prioritetet për zhvillimin e komunës në katër vitet e ardhshme. Gazeta Flaka

307

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2025 15:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
307

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut