Akuzat ndaj ish-ministres së Kulturës, VMRO prezantoi raport bankar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:19

Akuzat ndaj ish-ministres së Kulturës, VMRO prezantoi raport bankar

Deputeti Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE prezantoi një dokument për të cilin pretendon se është raport bankar për kartelën zyrtare të ish ministers së kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. VMRO-DPMNE edhe sot vazhdoi të prezantojë, siç thanë ata, dëshmi se ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka shpenzuar paratë e shtetit për nevoja private derisa ishte në një udhëtim pune në Londër.

MILE LEFKOV, DEPUTET NGA VMRO-DPMNE

“E vërteta është se Bisera Antoaneta me paratë e shtetit ka blerë valixhe, arusha-lodër dhe çorape. Ky është raporti mujor i kartelës ‘biznis viza’ në pronësi të Ministrisë së Kulturës, e lëshuar në emër të Bisera Antoaneta. Nga ky raport shihet qartë se më datë 26.10.2023, Bisera Antoaneta ka blerë me para publike një valixhe “Samsonite” për 219 paund, nga kartela shtetërore. Nga ky raport duket qartë se Bisera Antoaneta ka shpenzuar 89 paund në ‘Gift Galore London’, ku ka blerë arushin lodër dhe topin e futbollit. Bisera Antoaneta ka shpenzuar edhe 146 paund në ‘Gift Box London’ nga ku siç e kemi bërë të ditur tashmë nuk ka dorëzuar asnjë faturë dhe nuk e dimë se çfarë dhuratash ka blerë”.

Ish-ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ditën e djeshme i bëri thirrje Lefkovit që të zgjedhë kohën dhe mediumin në të cilin të dy të ballafaqohen me fakte dhe argumente lidhur me këtë çështje. Ajo i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së dhe i quajti gënjeshtra dhe manipulime. /SHENJA/

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?