Ali Ahmeti: Kurti të kërkojë falje, ka marrë anën e politikave anti-shqiptare Mickoskit

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:47

Ali Ahmeti: Kurti të kërkojë falje, ka marrë anën e politikave anti-shqiptare Mickoskit

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se, pozitat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut po degradojnë për shkak të përfaqësimit jo të denjë në qeveri.

Ahmeti në një intervistë ekskluzive në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania ka akuzuar kryeministrin në detyrë të e Kosovës Albin Kurti se ka marrë anën e kryeministrit të RMV, Kristian Mickocki në dëm të shqiptarëve të RMV dhe të drejtave të tyre, e pa çka ka përmend edhe deklaratën e Kurtit për gjuhën shqipe.

“Unë kam patur takime më herët me zotin Kurti, i kam pas në selinë time me orë të tëra. 5orë, 6 orë. Kam biseduar për të gjitha çështjet, politikave të brendshme, rajonale dhe unë kam folur pa rezervë. Se çka e ka shtyrë zotin Kurti që hapur të prononcohet dhe të marrë anë në drejtim të VLEN-it, që tani më LEN është sepse është copëtuar duhet t’i shpjegojë ai për opsionin. Çka mund të them unë se shqiptarët në Maqedoni janë tepër të irrituar nga  deklarata e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës ku ai deklaron se gjuha shqipe kurrë s’ka qenë zyrtare në Maqedoni. Dhe revoltën që e krijoi pa masë te shqiptarët, antishqiptarët një muaj ditë nuk e kanë hequr nga ekranet televizive, ja deklarata e kryeministrit të Kosovës, ai deklaron se gjuha shqipe nuk ka qenë zyrtare”, deklaroi Ahmeti.

Më tej ai tha se “Pse Albin Kurti merr anën e Mickoskit, ka marrë anë dukshëm, mua nuk më pengon. Unë kam bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri dhe Kosovë, asnjëherë nuk kam marrë anë, na duhen marrëdhënie të mira me të dyja shtetet shqiptare. Ka marrë anë hapur në mbështetje të politikave antishqiptare të Mickoskit. 2 muaj mediat në RMV janë marrë me Korridorin e 8, se po ndërtohet në Shqipërinë e Madhe”.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Tetor, 2025 22:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?