ASh: Lotaria tradhëton Izet Mexhitin – bixhozi shtetëror online reklamohet në mes të fushatës

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2025 09:25

Derisa Izet Mexhiti tentoi të hedhë pluhur në sytë e opinionit publik me pretendimin se me ligjin e ri për lojërat e fatit do të mbyllen platformat online, vetë Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut po tregon të kundërtën. Në kulmin e fushatës zgjedhore, kompania shtetërore “Lotaria Verde Casino”, që merret me organizimin e lojërave të fatit, po sponsorizon në rrjetet sociale banera promovuese për lojërat online.

Në këto reklama, që arrijnë deri te çdo përdorues i Facebookut dhe Instagramit, ofrohen udhëzime të detajuara për mënyrën e lojës online, pagesat përmes kartelave Visa dhe MasterCard, shkarkimin e aplikacionit, si dhe bonuse joshëse për “mirëseardhje”. Pra, ndërkohë që Mexhiti pretendon për “mbyllje të kazinove dhe lojërave online”, Lotaria Shtetërore – në pronësi të shtetit që ai përfaqëson – po nxit aktivisht qytetarët të përfshihen në bixhoz digjital.

“Ky është demanti më i qartë që i bëhet gënjeshtrës së Izet Mexhitit, i cili vetëm katër ditë më parë mashtroi publikun shqiptar me pretendimin se VLEN ka sjellë ligj që ‘mbyll’ kazinotë dhe bastet online,” – thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët. “E vërteta është se mashtrimi nuk zgjat shumë dhe çdo ditë po del më i dukshëm.”

Sipas Aleancës për Shqiptarët, që në fazën e përgatitjes së këtij ligji, ajo ka refuzuar narrativën manipuluese të pushtetit, sipas së cilës nisma e re ligjore do të ndalojë bixhozin në Maqedoninë e Veriut. “Bixhozi jo vetëm që nuk ndalohet, por tashmë shndërrohet në monopol shtetëror, me të gjitha përfitimet që rrjedhin drejt qendrës së pushtetit,” thekson më tej reagimi.

Ligji i ri nuk parashikon largimin e objekteve të lojërave të fatit nga zonat e banuara, nuk detyron mbylljen e kazinove ekzistuese dhe as nuk ndalon aksesin online. Përkundrazi, ai e ligjëron dhe formalizon bastvënien në internet përmes operuesve të licencuar, duke e lënë rrjetin e internetit si kanal të pakontrolluar dhe me rrezik të lartë për të rinjtë.

Skandali me propozim-ligjin e ri për lojërat e fatit po merr përmasa edhe më të mëdha, pasi Qeveria ka dorëzuar në Kuvend ndryshime shtesë që parashikojnë organizimin e lojërave të fatit online edhe nga subjekte private, ashtu siç ka qenë më herët.

Sipas nenit 7, paragrafi 4, “Për qëllime të organizimit të lojërave të fatit elektronike dhe në internet, shoqëria tregtare ku Republika e Maqedonisë së Veriut është aksionari i vetëm mund të angazhojë subjekte të jashtme juridike përmes thirrjes publike.”

“Kjo dispozitë rrëzon edhe argumentin e vetëm që VLEN ka përdorur për të mbuluar mashtrimin e saj – gjoja ‘mbylljen e lojërave të fatit online’. E vërteta është se bixhozi nuk largohet as nga shtëpitë, as nga duart e fëmijëve tanë,” thuhet në fund të reagimit.

“Aleanca për Shqiptarët” e mbyll reagimin me fjalët: “Izet Mexhiti po gënjen, dhe qytetarët tashmë e kanë kuptuar. Ai nuk është më ‘Baba i Çairit’, por ‘Baba i Kazinove dhe bixhozit’.” Gazeta Flaka

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2025 09:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?