Ferran Torres zbulon problemet me shëndetin mendor: Humba dëshirën për lojën!
Nëpërmjet një dokumentari në Netflix, Ferran Torres lojtari i kombëtares së Spanjës dhe Barcelonës, tregoi për problemet me shëndetin mendor në të kaluarën. Sulmuesi, theksoi se arriti në një pikë ku humbi motivin dhe se përtonte të shkonte në stërvitje.









