Barcelona synon Josko Gvardiol për mbrojtjen
FC Barcelona po përgatitet për një merkato të verës ku prioriteti kryesor është përforcimi i mbrojtjes. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, katalanasit kanë vendosur dy emra në krye të listës: Josko Gvardiol i Manchester City dhe Alessandro Bastoni i Interit.









