Barcelona futet në garë për sulmuesin e Juventusit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 12:45

Barcelona futet në garë për sulmuesin e Juventusit

E ardhmja e Federico Chiesa është ende plotësisht e pasigurt, e vetmja e sigurt për momentin është fakti që ai ka mbetur jashtë projektit të Juventusit. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” Thiago Motta nuk e ka konsideruar kurrë atë pjesë të ideve të tij teknike dhe taktike, edhe pse në rolin e tij ai mund të jetë një nga ata lojtarë të aftë për të ndryshuar një ndeshje.

Trajneri italo-brazilian e ka përsëritur edhe në konferencën para ndeshjes kundër Comos duke thënë: “Asgjë nuk ka ndryshuar” . Prandaj nuk kishte asnjë ide për një rikthim të mundshëm, siç ndodhi me McKennie, dhe kështu kërkimi për një zgjidhje të re filloi prej disa kohësh. Nga Spanja kanë futur edhe Barcelonën në mesin e klubeve të interesuara për lojtarin.

Jo vetëm klubet në Itali, sepse disa klube nga Premier Liga i kanë sytë te Federico Chiesa. Sipas asaj që raporton “Sport”, anësori ka marrë oferta nga Manchester United dhe Chelsea, por orët e fundit agjenti i tij, Fali Ramadani, ka qenë në bisedime me Barcelonën.

Zgjidhja është e praktikueshme vetëm nëse ka një marrëveshje me Juventusin dhe spanjollët ofrojnë 15 milionët e nevojshme për të provuar të marrin një “Po” nga klubi i Juventusit. Një shifër mjaft e ulët, por që diktohet edhe nga skadimi i kontratës së anësorit italian më 30 qershor 2025.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 12:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?