BDI: Fillkovi e barazon gjuhën shqipe me zero, VLEN hesht

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 12:16

BDI: Fillkovi e barazon gjuhën shqipe me zero, VLEN hesht

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë ndaj deklaratave dhe veprimeve të Ministrit të Drejtësisë, z. Igor Fillkov, i cili me qasjen e tij të fundit po e barazon gjuhën shqipe me zero në institucionet e shtetit.

Përpjekja për ta përjashtuar shqipen nga provimi i jurisprudencës, për ta minuar përdorimin e saj dhe për ta trajtuar si çështje të mbyllur, nuk është vetëm shkelje e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por është goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe rendit kushtetues të vendit.

Gjuha shqipe është kategori kushtetuese, është kategori ligjore, e drejtë e fituar me sakrificë dhe themel i barazisë mbi të cilën qëndron shteti multietnik. Çdo tentativë për ta zbehur apo për ta përjashtuar atë përbën kthim prapa.

Po aq shqetësuese është heshtja e koalicionit VLEN, i cili në vend se të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, zgjedh të bëjë spektatorin përballë një tendence të rrezikshme për zhbërjen e standardeve të arritura.

BDI rikujton se barazia gjuhësore nuk negociohet dhe nuk relativizohet. Ajo zbatohet. Çdo veprim ndryshe do të hasë në kundërshtimin tonë të vendosur institucional dhe politik.

Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero. Ajo është pjesë e identitetit, e Kushtetutës dhe e realitetit të pakthyeshëm të këtij shteti. Gazeta Flaka

70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 12:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?