BDI: Mickoski kërkon të kontrollojë shqiptarët, por më 19 tetor do të marrë përgjigjen e merituar

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 10:08

BDI: Mickoski kërkon të kontrollojë shqiptarët, por më 19 tetor do të marrë përgjigjen e merituar

Mbrëmë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shpërfaqi qartë “obsesionin e tij politik për të kontrolluar skenën shqiptare në Maqedoni”, reaguan nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Sipas BDI-së, deklarata e fundit e Mickoskit, ku ai flet për “pensionimin politik” të liderit të shqiptarëve, Ali Ahmeti, “nuk është vetëm një dëshirë personale, por një vazhdim i strategjisë së tij për të dobësuar, marginalizuar dhe kontrolluar shqiptarët”.

“Vetëm disa ditë më parë, ai deklaroi se qëllimi i këtyre zgjedhjeve është zhdukja e BDI-së nga skena politike e vendit. Kështu, ai konfirmoi atë që kemi paralajmëruar për muaj të tërë: Mickoski nuk kërkon thjesht fitore zgjedhore, por dominim mbi shqiptarët dhe përpjekje për të kontrolluar përfaqësimin e tyre,” theksohet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti shtojnë se Mickoski dhe VMRO, kur flasin për “zogj e bilbila”, i referohen vetëm “shqiptarëve të tyre të ndershëm, ata që i kanë nën kontroll në qeveri”.

“Por shqiptarët e vërtetë, shqiponjat e këtij vendi, nuk mund të mbyllen nën një çati politike. Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë fuqinë dhe vendosmërinë e tyre, duke i dhënë përgjigjen e merituar këtij obsesioni,” thuhet më tej.

BDI vlerëson se kjo “platformë ideologjike e rrezikshme”, që sipas tyre është “vegël e projektit të famshëm të ‘botës serbe’”, synon të imponojë politikanë shqiptarë të dobët e të nënshtruar.

“VLEN-i është instrumenti i tij për të kontrolluar skenën politike shqiptare, por shqiptarët nuk do të heshtin. BDI ka qenë dhe mbetet zgjedhja e shqiptarëve. Ne kemi qenë gjithmonë adresa e qytetarëve, garantuesi i përfaqësimit të vërtetë dhe të dinjitetshëm. Askush nuk ka të drejtë të vendosë për shqiptarët përveç vetë shqiptarëve,” deklaron BDI.

Në përfundim, kjo parti paralajmëron: “Më 19 tetor, kukullat e Mickoskit në VLEN do të pësojnë disfatën që meritojnë. Shqiponjat do të fluturojnë mbi çdo përpjekje për kontroll, dhe zëri i shqiptarëve do të jehojë. Ne nuk do të zhdukemi, nuk do të përulemi, dhe nuk do të lejojmë askënd të zgjedhë për ne. BDI është këtu dhe do të mbetet zëri i shqiptarëve që kërkojnë barazi, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre.” Gazeta Flaka

52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 10:08
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë