BDI: Provimi vetëm në maqedonisht cenon rendin kushtetues dhe barazinë gjuhësore

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2026 09:30

BDI: Provimi vetëm në maqedonisht cenon rendin kushtetues dhe barazinë gjuhësore

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Ministrit të Drejtësisë lidhur me mbajtjen e provimit të jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të rëndë të rendit kushtetues dhe ligjor të shtetit, transmeton Gazeta Flaka

Sipas BDI-së, ministri ka injoruar në mënyrë të papranueshme kërkesat legjitime të studentëve shqiptarë për mbajtjen e provimit në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.

“Në mënyrë brutale dhe të papranueshme, Ministri i Drejtësisë ka injoruar kërkesat juridike të studentëve shqiptarë për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke shkelur drejtpërdrejt Kushtetutën dhe ligjin,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se ndërhyrja e ministrit përbën një precedent të rrezikshëm institucional, duke e vendosur veten mbi Kushtetutën, ligjin dhe institucionet e tjera shtetërore.

“Ky veprim përbën një precedent të rrezikshëm, ku Ministri i Drejtësisë vendos veten mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi Qeverinë dhe mbi çdo institucion tjetër të vendit, duke cenuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës,” thekson BDI.

Sipas partisë, kjo qasje nuk dëmton vetëm barazinë gjuhësore dhe juridike, por rrezikon edhe bashkëjetesën ndëretnike në vend.

“Kjo qasje cenon barazinë gjuhësore dhe juridike dhe godet drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe bashkëjetesës ndëretnike,” vlerëson BDI.

BDI i bën thirrje Qeverisë që të reagojë dhe të mos lejojë që Ministri i Drejtësisë të veprojë mbi ligjet dhe Kushtetutën.

“Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për t’u mundësuar studentëve shqiptarë mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë kryer studimet dhe e cila është gjuhë zyrtare sipas rendit kushtetues të shtetit,” thuhet më tej në reagim.

Nga BDI rikujtojnë se pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, gjatë qeverisjes së kaluar, ishte përgatitur një zgjidhje ligjore që e mundësonte dhënien e provimit edhe në gjuhën shqipe, por ajo ishte hequr nga procedura nga shumica aktuale qeveritare, pa asnjë sqarim.

“Kjo zgjidhje ligjore u hoq nga procedura e miratimit dhe asnjëherë nuk u rikthye më, duke mohuar një të drejtë themelore për studentët shqiptarë,” thekson BDI.

Në fund, partia riafirmon mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë dhe paralajmëron se heshtja institucionale ndaj këtij rasti përbën bashkëfajësi.

“Heshtja institucionale ndaj këtij veprimi është bashkëfajësi dhe përgjegjësia politike nuk mund të shmanget,” përfundon reagimi i BDI-së. Gazeta Flaka

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Shkurt, 2026 09:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?