BDI: Qeveria aktuale është produkt i një marrëveshjeje të fshehtë dhe antidemokratike

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 13:18

BDI: Qeveria aktuale është produkt i një marrëveshjeje të fshehtë dhe antidemokratike

Në një konferencë për media të mbajtur sot në selinë e BDI-së në Shkup, nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi, akuzoi qeverinë aktuale se nuk është produkt i një procesi demokratik, por rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë dhe antidemokratike, e ngjizur në vitin 2022 mes liderëve politikë maqedonas, nën dirigjimin e oligarkëve që kontrollojnë politikën dhe ekonominë e vendit.

“Kjo marrëveshje kishte një qëllim të vetëm: defaktorizimin dhe asimilimin politik të shqiptarëve, duke i kthyer nga faktor shtetformues në figurë simbolike brenda institucioneve. Ky projekt i errët synonte të zhbënte fuqinë reale të shqiptarëve në politikën shtetërore, të bënte të pavlefshme votën e tyre dhe të anulonte legjitimitetin e përfaqësimit të tyre,” deklaroi Ademi.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve parlamentare, plani u shndërrua në praktikë: “Lideri i VMRO-së zgjodhi të shkelë mbi vullnetin e shqiptarëve, duke futur në qeveri humbësit politikë të kampit shqiptar – ata që nuk morën legjitimitetin nga populli. Ky është një akt i hapur mohimi i demokracisë dhe barazisë.”

Ademi theksoi se qeveria aktuale vepron me politikë majorizuese dhe jo demokratike, duke shkelur frymën dhe shkronjën e Marrëveshjes së Ohrit, dokumentit që garanton demokraci funksionale dhe përfaqësim multietnik. “Çdo devijim nga ky koncept dëmton themelet e shtetit dhe minon stabilitetin ndëretnik,” tha ai.

Ai denoncoi gjithashtu se për 16 muajt e fundit, qeveria ka nxjerrë jashtë vendimmarrjes faktorin politik shqiptar, i margjinalizuar në çdo segment të jetës publike – nga ekonomia te kultura, nga administrata te institucionet qendrore. “Edhe aty ku shqiptarët mbajnë poste, ato janë formale, pa fuqi reale politike. Kjo nuk është përfaqësim – kjo është poshtërim institucional.

Arbër Ademi tha se shqiptarët nuk do të jenë më spektatorë të fatit të tyre. “Më 19 tetor, shqiptarët do të flasin me gjuhën e dinjitetit politik. Ajo ditë do të jetë referendumi i legjitimitetit kombëtar, dita kur do të shembet projekti i asimilimit dhe do të ringjallet barazia etnike. Shqiptarët janë autoktonë dhe shtetformues. Vota shqiptare është e shenjtë – ajo është burimi i vetëm i legjitimitetit dhe garancia e barazisë, stabilitetit dhe perspektivës së këtij shteti,” tha Ademi.

Ai përfundoi konferencën me mesazhin: “Sot, ne nuk kërkojmë pushtet – kërkojmë drejtësi. Nuk kërkojmë privilegje – kërkojmë respekt. Nuk kërkojmë favore – kërkojmë barazi. Sepse një shtet që e nënvlerëson votën shqiptare, është një shtet që po e rrezikon të ardhmen.” Gazeta Flaka

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 13:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?