BDI: Vizita e Beogradit në mes të fushatës – Qeveria antishqiptare, vegël e “Botës Serbe”

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Tetor, 2025 10:34

BDI: Vizita e Beogradit në mes të fushatës – Qeveria antishqiptare, vegël e “Botës Serbe”

Në mes të një fushate zgjedhore vendimtare, kur qytetarët shqiptarë janë përballë një referendumi historik për të ardhmen e tyre, kryeministri nga Beogradi, me të gjithë kabinetin qeveritar, u ul në Shkup me mikpritjen e Mickoskit dhe VLEN-it. Ky akt është dëshmia më e qartë se Maqedonia e Veriut po rrëshqet drejt statusit të “Republikës së tretë serbe”.

Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Parlamentit Evropian, kanë theksuar ndikimin e rrezikshëm të “Botës Serbe” në vendin tonë. Sot ky ndikim u vulos me marrëveshje të reja, të shitura si “bashkëpunim ekonomik” dhe “stabilitet rajonal”, por që në të vërtetë përfaqësojnë vetëm një kapje të plotë të shtetit nga Beogradi, me bekimin e VLEN-it.

Faktet flasin vetë:

• Emërimi i Ivan Stoilkoviçit si zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit;

• Pranimi i donacioneve serbe për ndërtimin e kishave në Tetovë;

• Pritja me ceremoni shtetërore e Millorad Dodikut në Shkup;

• Shënimi i betejave serbe në Manastir nga ministrat serbë, si “luftë serbe në tokat e tyre”;

• Pjesëmarrja e Kishës Ortodokse Serbe në ceremonitë shtetërore;

• Kryqi ilegal në Kodrën e Diellit, i ndriçuar gjatë natës si simbol i pushtimit;

• Nënshkrimi i kontratave të energjetikës nga drejtorët e VLEN-it me kompani serbe;

• Depërtimi i kompanive serbe në telekomunikacion;

• Defilimi i ministrave serbë në Shkup me gjuhë pushtuese, duke quajtur Maqedoninë dhe Kosovën “toka serbe” dhe masakrat “çlirim”.

Dhe së fundmi, më 10 shtator, kur zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, lejoi hyrjen e bankës serbe “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut. Ky është një krim institucional, i firmosur dhe vulosur nga VLEN, që i hap rrugë depërtimit financiar të Serbisë në zemër të ekonomisë sonë.

Pyetjet që lindin:

• Çfarë u diskutua në takimet e djeshme mes Beogradit dhe Shkupit dhe pse mbahet si sekret shtetëror?

• Për çfarë u dakorduan dy qeveritë në dëm të interesave të shqiptarëve?

• Cilat fusha të tjera do t’i dorëzohen ndikimit serb?

E vërteta është e thjeshtë: Mickoski dhe VLEN janë vegla të “Botës Serbe”, ndërsa shqiptarët po e paguajnë dhe do ta paguajnë çmimin e këtij servilizmi.

BDI riafirmon se do të qëndrojë fuqishëm në krah të shqiptarëve, në mbrojtje të Marrëveshjes së Ohrit, të gjuhës shqipe dhe të interesave kombëtare. Këto nuk mund të negociohen, nuk mund të shiten në tryezat e Beogradit dhe nuk do të lejojmë kurrë që sakrificat e gjeneratave shqiptare të tradhtohen për interesa pushteti.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Tetor, 2025 10:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?