Bejta: Forumi i Gruas, zë i rëndësishëm për fuqizimin dhe përfaqësimit

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:21

Bejta: Forumi i Gruas, zë i rëndësishëm për fuqizimin dhe përfaqësimit

Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, ka vlerësuar aktivitetin e sotëm të Forumit të Gruas, i cili u realizua me fokus në rolin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri.

Sipas Bejtës, aktiviteti u zhvillua përmes bashkëbisedimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë, ku u trajtuan çështje me rëndësi të veçantë për përmirësimin e pozitës së gruas dhe rritjen e pjesëmarrjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe politike.

“Sot, Forumi i Gruas realizoi një aktivitet të suksesshëm, ku përmes bashkëbisedimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë u trajtuan çështje me rëndësi për rolin dhe fuqizimin e gruas në shoqëri,” u shpreh Bejta.

Ai theksoi se energjia pozitive, uniteti dhe vizioni i qartë janë elementë kyç për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

“Me energji pozitive, unitet dhe vizion të qartë, vazhdojmë të ndërtojmë një zë të fortë për ndryshim dhe përfaqësim dinjitoz,” deklaroi Bejta.

VLEN, sipas tij, do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që synojnë fuqizimin e gruas dhe krijimin e mundësive të barabarta, si pjesë e angazhimit për zhvillim demokratik dhe social në Komunën e Gostivarit. Gazeta Flaka

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?