Bujar Osmani: 19 tetori është 13 gushti i dytë, populli sërish e mbron dinjitetin e vet

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shtator, 2025 21:52

Bujar Osmani: 19 tetori është 13 gushti i dytë, populli sërish e mbron dinjitetin e vet

Kandidati për kryetar komune i Çairit, Bujar Osmani, në fjalimin e sontëm para qytetarëve, dërgoi një mesazh të fuqishëm: “19 tetori është 13 gushti i dytë.”

“Nëse më 13 gusht 2001 u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, e cila na e riktheu dinjitetin si popull, sot, më 19 tetor, vendosim nëse do ta shfuqizojmë plotësisht atë kornizë apo do të vazhdojmë të funksionojmë sipas saj”, deklaroi Osmani, duke theksuar se këto zgjedhje janë një referendum për të ardhmen e barazisë, të drejtësisë dhe të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Osmani theksoi se në çdo hap takon njerëz që janë thellësisht të zhgënjyer nga tradhtia e VLEN-it.

“Vijnë njerëz nga VLEN dhe thonë: ‘Kemi votuar për ta, kishim shpresë se do të ishte më mirë’. U them: Mos i nënvlerësoni, është instinkt i njeriut të presë më të mirën, por ata u tradhtuan”, tha Osmani.

Në mënyrë të veçantë, Osmani paralajmëroi ashpër për rikthimin e praktikave të rrezikshme të padukshmërisë dhe diskriminimit:

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kur isha ministër, nuk kishte asnjë dokument pa kolona në maqedonisht dhe shqip. Po sot? Po i ndryshojnë vulat, po i largojnë tabelat, gjuha po zhduket. Dhe tani e dërgojnë ligjin për gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizim të plotë. Gjuha shqipe është fshirë nga institucionet, ligjërisht dhe fizikisht”, tha Osmani.

Ai dërgoi një thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

“19 tetori nuk është vetëm ditë zgjedhjesh, është ditë kur sërish e mbrojmë dinjitetin, ashtu siç e bëmë në vitin 2001”, përfundoi ai.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Shtator, 2025 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?