Bujar Osmani: Bota serbe është thellësisht e futur në të gjitha poret e shtetit

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2025 12:35

Bujar Osmani: Bota serbe është thellësisht e futur në të gjitha poret e shtetit

Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, ngriti alarmin për transformimin e thellë gjeopolitik që po i ndodh Maqedonisë së Veriut dhe rrezikun e drejtpërdrejtë që sjell ndikimi i “botës serbe” përmes elitave politike maqedonase dhe një pjese të elitave shqiptare.

„Kemi hyrë në një fazë shumë kritike të historisë sonë. Bota serbe e ka përshkuar tërësisht shtetin, të gjitha mekanizmat. Ky shtet është i yni, i shqiptarëve, i maqedonasve dhe i të gjitha bashkësive etnike, dhe nuk duhet të lejojmë që dikush të na e marrë,“ deklaroi Osmani.

Sipas tij, pikërisht koalicioni shqiptar VLEN në Qeveri e ka mundësuar këtë kurs të rrezikshëm duke i lënë pas dore interesat kombëtare shqiptare dhe duke mbështetur një politikë që i kthen shqiptarët në pozitë të nënshtruar.

„Një koalicion shqiptar i shiti interesat e kryeministrit dhe të botës serbe. Na futën nën një shumicë të imponuar, në një shtet monoetnik, ku shqiptarët janë vetëm dekor,“ paralajmëroi Osmani.

Ai përmendi Malin e Zi si shembull pozitiv, i cili, edhe pse ka 40% popullatë serbe, refuzon të nënshtrohet ndaj botës serbe dhe me guxim ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

„Ne, me mbështetjen e disa partive shqiptare që e kanë shitur shpirtin e tyre, u bëmë pjesë e botës serbe dhe e ndalëm procesin e integrimit në Bashkimin Evropian,“ theksoi Osmani.

Prandaj, sipas tij, zgjedhjet e 19 tetorit nuk janë vetëm për pushtetin lokal, por janë vendimtare për orientimin gjeopolitik të vendit.

„Më 19 tetor do të vendosim përfundimisht: a shkojmë në BE apo jo, a kemi një Marrëveshje të fortë të Ohrit apo jo, a bëhemi pjesë e botës serbe apo jo,“ përfundoi Osmani.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2025 12:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë