Bujar Osmani nga Uashingtoni: SHBA-të qëndrojnë pas së ardhmes sonë evropiane

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shkurt, 2026 17:45

Bujar Osmani nga Uashingtoni: SHBA-të qëndrojnë pas së ardhmes sonë evropiane

Në kuadër të vizitës në Uashington me rastin e pjesëmarrjes në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes, nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me anëtarë me ndikim të Kongresit amerikan në Capitol Hill, transmeton Gazeta Flaka

Osmani u takua me kongresmenin Pete Sessions nga Teksasi, një nga zërat më me përvojë për çështjet e sigurisë, me kongresmenen Claudia Tenney nga Nju Jorku, anëtare e Komitetit për Inteligjencë, me kongresmenin Keith Self nga Teksasi, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe me Steve Scalise, udhëheqës i shumicës republikane në Kongresin Amerikan.

Në të gjitha takimet, Osmani përcolli të njëjtin mesazh të qartë dhe serioz: Maqedonia e Veriut ndodhet në një moment kritik, me rrugën evropiane të bllokuar, me pasiguri strategjike të shtuar dhe me përpjekje për të minuar marrëveshjet paqësore dhe demokratike që garantojnë stabilitetin e shtetit dhe të rajonit.

“Nuk guxojmë të lejojmë të relativizohet gjithçka që është arritur me dekada përpjekjesh – paqja, bashkëjetesa dhe orientimi evropian i shtetit. Kjo nuk është vetëm interes yni, por edhe interes i përbashkët strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” theksoi Osmani.

Ai nënvizoi se investimi amerikan në stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut duhet të mbrohet me më shumë vëmendje dhe angazhim aktiv në këtë periudhë të ndjeshme.

“Kur rruga evropiane është e bllokuar, hapet hapësirë për destabilizim, për ndikime që nuk i ndajnë vlerat tona dhe për erozion të parimeve demokratike. Prandaj është e rëndësishme që SHBA-të të qëndrojnë qartë pas vizionit tonë për një Maqedoni të Veriut evropiane, të sigurt dhe të qëndrueshme,” tha Osmani.

Takimet në Capitol Hill konfirmuan mbështetjen për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përcollën mesazhin se e ardhmja evropiane e vendit është pjesë e vizionit më të gjerë për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të sigurt. “Lufta jonë nuk është partiake, por shtetërore. Luftojmë për të ardhmen e të rinjve, për një shtet që do të jetë plotësisht i integruar në BE dhe i ngulitur fuqishëm në familjen euroatlantike,” porositi Osmani nga Uashingtoni. Gazeta Flaka

84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shkurt, 2026 17:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
84
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?