Sonte është hapur shtabi i Forumit të Gruas të koalicionit VLEN në Gostivar, me pjesëmarrjen e grave dhe aktivisteve.
“Së bashku hapëm shtabin e Forumit të Gruas të koalicionit VLEN, aty ku bashkimi, bujaria dhe forca e grave u shndërruan në frymë fitoreje,” deklaroi Sebaedin Dauti, kandidat i koalicionit për Komunën e Gostivarit.
Ai vlerësoi rolin e grave në jetën familjare, shoqërore dhe politike, duke theksuar se ato janë shtylla e çdo ndryshimi të vërtetë.
“Gratë e Gostivarit gjithmonë kanë ditur të mbajnë familjen, të përballojnë jetën dhe të ecin me dinjitet, dhe tash janë gati ta mbajnë edhe ndryshimin në duart e tyre,” tha Dauti.
Në fund, ai shtoi se fushata e koalicionit VLEN po ndërtohet mbi dashuri, besim dhe shpresë:
“Me dashuri, me besim e me shpresë, po e ndërtojmë së bashku Gostivarin që VLEN për të gjithë.”
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
9 Tetor, 2025 23:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.