Deputeti Sali Murat nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, pjesë e Frontit Europian, mohon deklaratat e fundit të Izet Mexhitit nga VLEN, i cili mbrëmjen e djeshme duke aluduar në deputetët turq në Front, tha se 3-4 deputetë “me një këmbë janë pjesë e shumicës së re”, përcjell TV21. Murat për TV21 thotë se bisedime për të kaluar në shumicën e re nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë të ketë
“Ne jemi pjesë e Frontit Europian dhe ngelemi në Frontin Europian. Gjithçka tjetër është spekulim. Bisedime të tilla nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka nevojë të ketë. Ne jemi fitues në Frontin tonë dhe duhet të respektohet vullneti. VLEN duhet të përgjigjet në deklaratat e tyre nacionalistike se votat e tyre janë të pastra. Çfarë do të thotë kjo, se tonat nuk janë të pastra? Turqit, romët, boshnjakët, nuk jemi ne qytetarë të këtij shteti?”, tha mes tjerash Murat për TV21.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
30 Maj, 2024 13:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.