Djersitni tepër? Pesë mënyra të thjeshta që ju ndihmojnë që ta shmangni

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 22:27

Djersitni tepër? Pesë mënyra të thjeshta që ju ndihmojnë që ta shmangni

Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit. Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milionë gjëndra djerse, të cilat janë të shpërndara kudo. Pjesa më e madhe e këtyre gjëndrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës.

Shpesh djersitja mund të kthehet në një makth të vërtetë duke ndikuar fort në paraqitjen e jashtme dhe vetë vlerësimin.

Në këtë artikull do të mësoni për disa hapa të thjeshtë që mund të ofrojnë një verë pakëz më të thatë.

1. Përzgjidhni deodorantët klinikë ose që kanë aftësi mbrojtëse të gjata në kohë.

2. Mjekët rekomandojnë aplikimin e deodorantëve përpara se të bini për të fjetur.

3. Zgjidhni gjithashtu deodorante që nuk përmbajnë alumin.

4. Për të ruajtur freskinë gjatë ditës, mbani me vete një deodorant të përmasave më të vogla me të cilin mund të lyheni gjatë ditës.

5. Mbani me vete freskuese të vogla në përmasa, të cilat operojnë me bateri ose USB të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë gjithmonë.

6. Në mbrëmje përdorni një jastëk të freskët që mund të mbajë larg vapën dhe djersën duke ulur temperaturën e trupit. Jastëkun mund ta mbështillni me një qese dhe ta fusni në frigorifer para fjetjes.

7. Një tjetër mënyrë për të ulur temperaturën e trupit është të ndiqni një metodë të hershme. Sipas kësaj metode, gjatë verës mund të mbuloheni me një peshqir të lagur dhe të vishni çorape të lagura.

8. Ushqimet pikante dhe pijet e nxehta rrisin tensionin e gjakut dhe aktivizojnë gjendrat e djersës. Ushqimet e pasura me kripë janë gjithashtu nxitëse të djersitjes së tepërt.

9. Temperatura e trupit mund të ulet pa u djersitur nëse përdorni veshje jo të ngushta, jo ngjitëse dhe mbi të gjitha prej pambuku.

10. Shmangni mëndafshin, poliestrën dhe najlonin dhe zgjidhni shtrojet e shtratit prej pambuku.

Djersa vetë është kryesisht ujë me kripë dhe sasi të vogla mineralesh.

Djersa vetë nuk ka aromë, por janë bakteret në lëkurë që duke u përzier me ujin e ndotin atë.

Djersitja emocionale ndodh kryesisht në lëkurë, sqetulla, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

Sasia e djersës dhe aroma e saj varen nga humori, ushqimet, medikamentet, hormonet dhe sëmundjet.

Mesatarisht djersa e një mashkulli ka 18 për qind më shumë kripë se ajo e një femre.

Nëse njeriu humbet një litër djersë në një orë atëherë duhet të pijë një litër ujë për të parandaluar dehidratimin./aw/

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 22:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?