E fshehur mes ngarkesave me pulë, kapet 400 kg kokainë në Angli, dënohen “kokat” e bandës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:05

E fshehur mes ngarkesave me pulë, kapet 400 kg kokainë në Angli, dënohen “kokat” e bandës

Një bandë fshehu 400 kg kokainë brenda paletave me pulë të papërpunuar, teksa aktiviteti i tyre që besohet të jetë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi ata mbanin një rrjet të madh shpërndarjeje.

Banda u shkatërrua në West Midlands kur policia bastisi një nga kamionët që po përdornin për të transportuar drogën. Në total u gjetën 400 kilogramë kokainë në paleta dhe afërsisht 2.1 milionë dollarë, të cilat ishin fshehur në gomat e mjetit.

Sipas një raporti të New York Post, autoritetet i gjurmuan kriminelët falë platformës Encrochat. Banda bisedonte rregullisht përmes aplikacionit të veçantë të mesazheve të koduara, duke besuar se nuk ngjallnin dyshime. Por në realitet kanë lënë zbuluar gjithçka, ndërsa policia ka mësuar të gjitha detajet e nevojshme pa pasur nevojë për hetime të mëtejshme.

Autoritetet arrestuan  dhjetë persona, të cilët u dënuan në një gjyq më 20 gusht, ndërsa bashkëpunëtorët e tyre po kërkohen, pasi organizata furnizonte kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

39-vjeçari Maninder Dosanjh u dënua me më shumë se 16 vjet burg dhe 42-vjeçari Amandeep Rishi u dënua me më shumë se 11 vjet, me dy burrat që konsideroheshin si “kokat” e bandës.

Mohammad Usman, 29 vjeç, Rizwan Ali, 34 vjeç dhe Kamran Hussain, 34 vjeç, u burgosën me shtatë deri në nëntë vjet. Peter Masih, 44 vjeç, Mandeep Singh, 42 vjeç dhe Mithab Hussain, 31 vjeç, u burgosën për shtatë deri në tetë vjet pasi u zbulua se kishin role më të vogla në organizatë. /vizionplus.tv

108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 21:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?