Është miratuar Plani zhvillimor për transportin publik të udhëtarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:37

Është miratuar Plani zhvillimor për transportin publik të udhëtarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit

Këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit sot me 28 vota “për”, një abstenim dhe pa asnjë votë kundër e miratuan Propozim-Planin Zhvillimor për transportin publik të udhëtarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për periudhën 2024-2026.

Nga Sektori për komunikacion pranë Qytetit të Shkupit informuan se ky plan zhvillimor tregon aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme trevjeçare me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve, përparimit dhe përmirësimit të transportit publik në kryeqytet.

“Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me reformimin e transportit me autobus dhe do të fillojë rradhazi me parkun vozitës të NQP “Shkup” me autobusë të rinj ekologjikë. Është duke u bërë studimi për rrjete të reja të linjave me të cilat do të fitojmë rrjet optimal sipas nevojave të shfrytëzuesve për transport publik, informuan sot pasdite nga Qyteti i Shkupit në vazhdim të seancës së 51-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit. Ata shtojnë se do të vazhdojë rinovimi i pajisjeve urbane në stacionet dhe terminalet e autobusëve, si dhe përmirësimi i sistemit për informimin e udhëtarëve.

Parashikohet përmirësimi i sistemit të integruar tarifor me qëllim të përmirësimit të cilësisë së transportit dhe për qarkullim më të madh të udhëtarëve në automjete, subvencionimi i transportit taksi në Shkup përmes thirrjes publike për subvencionimin e automjeteve taksi ekologjike.

Përkrahje nga këshilltarët kanë marrë Propozim-programi i aktiviteteve në sferën e komunikacionit në zonën e Qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programi i aktiviteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor në zonën e Qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programi i aktiviteteve në sferën e zhvillimit ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programi për ndryshimin e programit për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në sferën e arsimin e mesëm për vitin 2024, Propozim-programin për ndryshimin dhe plotësimin e programit për financimin e institucioneve publike në Qytetin e Shkupit dhe aktivitetet nga fusha e kulturës në interes të qytetit të Shkupit për vitin 2024, për Programin për Mbrojtjen e Parkut Natyror Gazi Baba për vitin 2024, për Propozimin e Programit vjetor për Mbrojtjen e Natyrës për Zonën e Mbrojtur Vodno, Propozim-plan për efikasitet energjetik të qytetit të Shkupit për vitin 2024, Propozim-programin për ndryshimin e programit për ruajtjen e pastërtisë publike, ngritjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, kryerjen e dezinfektimit parandalues ​​dhe dekorimin me flamuj të qytetit të Shkupit me rastin e festave publike dhe raste të tjera në zonën e qytetit të Shkupit për vitin 2024.

Këshilltarët nuk e miratuan Propozim programin për aktivitetet e Qytetit të Shkupit për bashkëpunim me shoqata dhe fondacione në vitin 2024.

Përkrahje nuk mori edhe Vendimi për dhënien e pëlqimit për lidhjen e marrëveshjes për implementimin e projektit vendosje e Transportit të shpejtë të autobusëve (BRT) në Qytetin e Shkupit, si dhe Vendimi për furnizimin e eko-autobusëve.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?