Filipçe: Do ofrojmë model socio-ekonomik kundrejt kapitalizmit të egër të VMRO-DPMNE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 20:43

Filipçe: Do ofrojmë model socio-ekonomik kundrejt kapitalizmit të egër të VMRO-DPMNE-së

LSDM do të fitojë kur të ndryshojë sjelljen e saj ndaj anëtarëve dhe t’i riafirmojë fuqishëm vlerat socialdemokrate, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në një intervistë për “Fokus”.

Ai shton se platforma e re është e një rëndësie vendimtare për ngritjen e partisë, por dhe se duhet të bëjë riorganizimin dhe demokratizimin e partisë.

“LSDM do të fitojë nëse fokusohet në problemet reale të qytetarëve në programin politik që do të thotë avancim të jetës në çdo segment dhe për të gjithë. LSDM në bazë të kësaj duhet të njihet. Të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të afrojë retorikën e saj politike te qytetarët”,ka thënë Filipçe.

Sipas tij,LSDM duhet të kultivojë demokracinë dhe lirinë si partia e vetme e madhe për momentin që ka orientim tërësisht demokratik.

“LSDM nuk duhet të kalkulojë me nacionalizmin dhe të udhëheq politika manipuluese në dëm të progresit. Kemi mjaft parti të tilla”,thekson Filipçe.

Ai shton se LSDM duhet t’u drejtohet punëtorëve dhe grupeve të rrezikuara për të cilët është bërë shumë në periudhën e kaluar.

“Kjo qasje ndaj punëtorëve e kombinuar me një model efikas të rritjes ekonomike dhe mbështetjes për kompanitë do të jap rezultate për të gjithë. Dhe kjo është politikë e mbrojtjes së qytetarëve që besoj se do të njihet para asaj të kapitalizmit të egër që ofron VMRO-DPMNE”,thotë kryetari i LSDM-së,Filipçe.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 20:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?