Gjermania thirrje Izraelit t’i japë fund pushtimit të Bregut Perëndimor “sa më shpejt të jetë e mundur”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:19

Gjermania thirrje Izraelit t’i japë fund pushtimit të Bregut Perëndimor “sa më shpejt të jetë e mundur”

Gjermania bëri thirrje për një fund të shpejtë të pushtimit 57-vjeçar të Bregut Perëndimor nga Izraeli, raporton Anadolu.

Izraeli duhet “në të ardhmen t’i japë fund okupimit (të Bregut Perëndimor) sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëvendëszëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Christian Wagner në një konferencë shtypi në Berlin.

Qeveria gjermane e ka bërë të qartë vazhdimisht se pushtimi i vazhdueshëm i Bregut Perëndimor është një pengesë e madhe për një zgjidhje me dy shtete.

Ndërkohë, Wagner shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e fundit në Bregun Perëndimor pasi Izraeli nisi një ofensivë të re të madhe ushtarake në territoret e pushtuara.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në Bregun Perëndimor”, gjithashtu në sfondin e dhunës në rritje, numrit të lartë të vdekjeve të civilëve dhe shkallës së shkeljeve të të drejtave, tha ai.

Si një fuqi pushtuese, Izraeli “ka gjithashtu detyrë të mbrojë popullsinë civile”, veçanërisht kur bëhet fjalë për kolonët e dhunshëm, shtoi Wagner.

Ushtria izraelite vrau 11 palestinezë në bastisjet e mëngjesit të sotëm në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë të shkurtër, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjashtë persona në qytetin Jenin dhe pesë të tjerë në Tubas u vranë në inkursionet e ushtrisë izraelite.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se po kryen bastisje ushtarake në disa zona në veri të Bregut Perëndimor, duke përfshirë Jeninin, Tubasin dhe Tulkaremin.

Në deklarata të veçanta, grupet palestineze, duke përfshirë Hamasin dhe Xhihadin Islamik, thanë se luftëtarët e tyre janë përfshirë në përleshje me forcat izraelite në Jenin dhe Tulkarem.

Gjatë viteve të fundit, forcat izraelite kanë kryer bastisje të rregullta në Bregun Perëndimor, të cilat u përshkallëzuan pas luftës në Gaza tetorin e kaluar, në të cilën janë vrarë mbi 40.400 palestinezë.

Palestinezët gjithashtu janë sulmuar dhunshëm nga kolonët e paligjshëm izraelitë.

Vdekjet e reja e çojnë numrin e viktimave në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori në të paktën 662 dhe gati 5.400 të tjerë të plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një opinion historik më 19 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin disadekadësh të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 20:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?