“Gjysmë milioni euro në muaj për militantët – Çairi i mbytur në plehra”

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 22:24

“Gjysmë milioni euro në muaj për militantët – Çairi i mbytur në plehra”

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar sot me tone të ashpra ndaj asaj që e cilëson si një prej skandaleve më të mëdha të shpërdorimit të buxhetit komunal në historinë e Çairit.

Në një konferencë për media, përfaqësuesi i AKI-së, Bekim Berisha, denoncoi se Komuna e Çairit, nën drejtimin e Izet Mexhitit dhe koalicionit VLEN, ka shpërndarë 720 kontrata për militantë partiakë, të cilat i kushtojnë qytetarëve deri në 500 mijë euro në muaj.

“Këto kontrata nuk kanë të bëjnë me interesin publik apo me funksionimin normal të komunës, por janë një mekanizëm i pastër për të financuar fushatën e VLEN-it,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se ndërkohë që Çairi është i mbuluar nga mbeturinat, i zhytur në kaos dhe i harruar nga investimet e vërteta, gjysmë milioni euro të qytetarëve po shpenzohen çdo muaj për aktivitete partiake.

Berisha ftoi Komisionin Shtetëror për Antikorrupsion dhe Prokurorinë Publike të hapin menjëherë hetim mbi këto kontrata.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku shkojnë paratë e tyre. Transparenca është e domosdoshme,” tha ai.

Ai sfidoi publikisht Izet Mexhitin që të tregojë të paktën 10 emra nga lista e kontratave, vendet e tyre të punës dhe punën konkrete që kanë kryer gjatë kësaj periudhe të fushatës.

“Nëse nuk ka përgjigje, është e qartë se këto kontrata janë vetëm mjet për të blerë mbështetje politike me paratë e qytetarëve,” u shpreh Berisha.

Në fund, përfaqësuesi i AKI-së theksoi se me fitoren e pritur të dr. Bujar Osmanit më 19 tetor, situata do të ndryshojë rrënjësisht:

“Më 20 tetor, një ditë pas fitores së madhe të dr. Bujar Osmanit, të gjitha këto kontrata do të revidohen një për një. Vetëm ata që realisht punojnë dhe kontribuojnë për komunën do të kenë vendin e tyre të merituar. Paratë e qytetarëve nuk do të shkojnë më për militantë partiakë, por për projekte konkrete – për pastërti, shkolla, zhvillim dhe një jetë më cilësore në Çair.”

247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Shtator, 2025 22:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?