Hiqen bllokadat, rikthehet transporti ndërkufitar i mallrave

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 17:34

Hiqen bllokadat, rikthehet transporti ndërkufitar i mallrave

Pas katër ditësh ndërprerje, transporti ndërkufitar i mallrave po rikthehet gradualisht në normalitet, pasi operatorët e transportit nga Maqedonia e Veriut kanë vendosur të heqin bllokadat.

Vendimi u mor gjatë një takimi të Shtabit të Krizave të shoqatës MAKAM-Trans, pas njoftimit të Komisionit Evropian se strategjia e re e vizave pritet të zgjidhë problemin e shoferëve profesionistë që qëndrojnë në zonën Shengen.

Sipas njoftimit, ministrat e transportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë të martën një takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për këtë çështje.

Bllokadat u iniciuan si reagim ndaj sistemit të ri të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve në Bashkimin Evropian, për të cilin operatorët e transportit kanë paralajmëruar se po shkakton humbje të mëdha ekonomike dhe raste deportimi të shoferëve profesionistë.

Autoritetet shpresojnë se heqja e bllokadave do të lehtësojë qarkullimin e mallrave dhe do të normalizojë zinxhirët e furnizimit në rajon.

Flaka

55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Janar, 2026 17:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
55

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë