I ofroi ryshfet policit, arrestohet shoferi nga Tetova

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 22:07

I ofroi ryshfet policit, arrestohet shoferi nga Tetova

Në pikën pagesore Romanovcë në drejtim të Shkupit, nga nëpunësit policor nga Njësia mobile për masa kompensuese pranë Sektorit për punë kufitare dhe emigrime sot rreth orës 11 është ndaluar një autobus me targa regjistrimi të Tetovës, në pronësi të personit juridik nga Tetova, i menaxhuar nga A.S.

Siç informojnë nga MPB-ja, gjatë kontrollit dhe mbikëqyrjes së autobusit, A.S. i ka ofruar para nëpunësit policor për të mos vazhduar kontrollin, pas së cilës A.S. menjëherë është privuar nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 353 i KP dhe kundër tij në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.

Nga nëpunësit policor është vazhduar kontrolli mbi automjetin, gjatë të cilit është konstatuar se drejtuesi i automjetit përdorte një kartë tahografi, e cila nuk ishte në pronësit të tij. Për të njëjtën është njoftuar edhe Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili ka konstatuar shkelje nga neni 23 paragrafi 5, dhe vepra penale nga neni 55 paragrafi dhe neni 60 paragrafi 1 të ligjit për orarin e punës së punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe aparatet regjistruese, për të cilat është paraparë gjobë në shumë prej 7500 euro.

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 22:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?