LSDM ngre dyshime: Largimi i Grubit nga vendi u bë me marrëveshje VMRO-BDI !?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 11:46 Përditësuar

LSDM ngre dyshime: Largimi i Grubit nga vendi u bë me marrëveshje VMRO-BDI !?

“Autoritetet e kanë lënë Artan Grubin të kalojë lirisht kufirin, për çka ka dyshime të arsyeshme se ka qenë marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, duke e akuzuar pushtetin aktual për largimin e ish-zëvendëskryeministin e parë nga vendi.

“Lëshimet e shumta janë vetëm një konfirmim i kësaj. Nga njoftimi se është parashtruar kallëzim penal, përmes vendosjes së patrullës mobile pa asnjë informatë, deri në kalimin pa kontroll në pikën kufitare Bllacë, lejuar nga personi B.J i caktuar nga Toshkovski.

Të kapur në këtë skandal të madh, pushtetarët fillimisht u përpoqën t’ia hedhin fajin baterive të kamerave, ndërsa tani po ofertojnë se ku është Grubi, qoftë në Kosovë apo Shqipëri. Kufiri i Kosovës është i hapur për të ikur kriminelët.

Zyrtarët qeveritarë duhet të marrin përgjegjësinë në vend që të bëjnë oferta. Për arratisjen e Grubit, gjegjësisht lirimin jashtë kufijve të shtetit, Toshkovski tashmë është dashur të japë dorëheqje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Përgjigje nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë që LSDM dhe BDI kanë ditur për krimin e zyrtarëve të tyre dhe me vetëdije kanë lejuar që ai të përhapet dhe të depërtojë në çdo pore të shoqërisë, vetëm që të mos bjerë qeveria LSDM-BDI.

“Ata e dinin krimin e Artan Grubit, dinin edhe lotarinë dhe listën e zezë dhe heshtën, heshtën për paqen e koalicionit dhe heshtën për të blerë edhe një ditë që të vjedhin në kurrizin e popullit. Zoran Zaev, Venko Filipçe, Oliver Spasovski ishin bashkëpunëtorët dhe aleatët e parë të Grubit, ata e dinin për krimin e Grubit, por e toleruan dhe nuk e ndoqën që të vazhdonin së bashku me marrëveshjet e errëta, tenderat privatë, krimin dhe korrupsionin”, kështu kanë reaguar nga partia në pushtet VMRO-DPMNE ndaj ngjarjeve të fundit”, thonë nga VMRO-DPMNE, nga ku theksojnë se edhe në media vazhdimisht kanë alarmuar për krimin, por institucionet nën udhëheqjen e LSDM-së dhe BDI-së kanë heshtur dhe nuk kanë marrë asnjë masë.

“Maqedonia po rikthehej me vite të tëra, ndërsa LSDM dhe BDI shpiknin mënyra për të vjedhur më shumë miliona para nga populli. LSDM dhe BDI për 7 vjet nuk bënë asnjë projekt për të mirën e përgjithshme të popullit, sepse ishin të fokusuar tek vetja, të afërmit e tyre dhe drejtuesit e lartë të LSDM-së dhe BDI se si të pasurohen personalisht dhe të bëhen milionerë. LSDM duhet të përgjigjet pse e lejuan dhe nuk e ndaluan Grubin në vjedhje, pse institucionet nën udhëheqjen e LSDM dhe BDI nuk reaguan dhe lejuan varfërimin e popullit, shkatërrimin e sistemit dhe shembjen e institucioneve. Duhet të ketë përgjegjësi për krimin, korrupsionin, tenderat e fshehtë, marrëveshjet e dyshimta”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

12
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 11:46 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?