Maqedonia në këmbë: Zgjohen qytetarët – pesë protesta të paralajmëruara për sot e nesër

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shtator, 2025 19:35

Maqedonia në këmbë: Zgjohen qytetarët – pesë protesta të paralajmëruara për sot e nesër

Qytetarët gjithnjë e më shpesh po vendosin ta ngrisin zërin kundër shkatërrimit të natyrës për interesa private, por edhe kundër ndotjes, dhunës dhe korrupsionit që po ua shkatërrojnë jetët. Për sot dhe nesër janë paralajmëruar plot pesë protesta – në Shkup, Strugë dhe në fshatin prespanik Lubojno.

Pasditen e sotme, lëvizja „Asnjë më shumë“ do të mbajë sërish protestë kundër injorimit sistematik të dhunës ndaj grave, pas vrasjes brutale të 31-vjeçares Rosica Koceva nga Velesi, e cila për muaj me radhë kishte duruar terror psikik dhe fizik, ndërsa policia dhe prokuroria nuk kishin reaguar.

Për nesër janë parashikuar katër protesta të tjera:

  • Strugë: nga ora 14:00 deri 15:00 qytetarët do ta bllokojnë rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, si shenjë revolte kundër ndotjes së vazhdueshme nga deponia komunale në Fushën e Strugës, vetëm 500 metra larg shtëpive të para të qytetit.
  • Shkup, Aerodrom: nga ora 07:30 në mëngjes aktivistët dhe banorët do ta bllokojnë urën „Binjakët“, që lidh komunat Aerodrom dhe Gazi Babë, kundër deponisë ilegale „Vardarishtë“. Po atë ditë, nga ora 18:00, do të vazhdojë protesta e përditshme e iniciativës.
  • Shkup, Gazi Babë: gjithashtu në orën 18:00, në kryqëzimin „Termo-Rampa“, te kalimi hekurudhor drejt Madjarit, do të mbahet protestë e veçantë kundër deponisë „Vardarishtë“.
  • Lubojno, Prespë: banorët tashmë gati një muaj e gjysmë po protestojnë çdo ditë nga ora 09:30 kundër prerjes së pyllit në kodrën mbi fshat, veprim që sipas tyre po bëhet në mënyrë të paligjshme nga ndërmarrja shtetërore “Pyjet Kombëtare”.

Aktivistët të bashkuar në „Roja e Gjelbër Popullore“ në rrjetet sociale shkruajnë:

„Maqedonia nuk është deponi, miniera, lumenj të tharë e pyje të shkatërruara! Maqedonia është tokë e shenjtë!“

Të heshtur janë përgjegjësit, por populli është zëri!

52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shtator, 2025 19:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë