Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski në të njëjtën linjë me presidenten për ligjin për planifikim urbanistik

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:16

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski në të njëjtën linjë me presidenten për ligjin për planifikim urbanistik

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski në të njëjtën linjë me presidenten Siljanovska-Davkova për ligjin për planifikim urbanistik. Edhe pse javën e kaluar deputetët i votuan ndryshimet ligjore me procedurë të shkurtuar, Nikollovski thotë se në periudhën e ardhshme palët duhet të ulen në tryezë dhe të hartohet ligj krejtësisht i ri.

“Na duhet patjetër një ligj i ri, propozoj përbërje heterogjene në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare që janë të interesuara për të hartuar ligj krejtësisht të ri për urbanistikën, që të kemi të njëjtin qëndrim me presidentin për këtë çështje”, tha Aleksandar Nikollovski- ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Disa organizata dhe shoqata civile tashmë e kanë kritikuar miratimin e ndryshimeve ligjore me procedurë të shkurtuar. Sipas tyre, deri në zgjidhjen e re ligjore qytetarët do t’i ndjejnë pasojat e ndryshimeve. Ata paralajmërojnë se kjo do të nënkuptojë sjelljen e planeve të vjetra urbanistike, të cilat do të shkaktojnë kaos nëpër qytete dhe shkatërrim të hapësirës publike.

“Askush nuk e di se sa do të jetë ajo periudhë kohore, por një gjë është e sigurt- nuk do të jetë e shkurtër. Deri atëherë, do t’i shohim pasojat e ashpra të hyrjes në fuqi të rreth 600 planeve urbanistike të krijuara prej më shumë se katër vjet e gjysmë bazuar në të dhëna të vjetruara dhe ligje e rregullore të pavlefshme, kryesisht të iniciuara dhe investuara nga investitorë privatë që kujdesen vetëm për interes personal. Kurse garazhet në kat do të mbijnë në zona të gjelbra ku fëmijët mund të luajnë”, thonë nga Nisma 02.

Presidentja Siljanovska, ndonëse tha se nevojitet ligj i ri, konfirmoi se do t’i nënshkruajë ndryshimet ligjore me arsyetimin se në atë mënyrë do të thjeshtohen procedurat për realizimin e objekteve të planifikuara nga komunat me paratë që do t’i marrin nga pakoja e fondeve të siguruara nga rishikimi i buxhetit. Më 13 gusht, me 64 vota “pro” dhe 11 “kundër”, deputetët miratuan me procedurë të shkurtuar ndryshimet në ligjin për planifikim urbanistik, pa u paraqitur asnjë deputet për fjalim./Alsat.mk

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?