MPJ Bullgare: Deklarata e Mickoskit vënë në pikëpyetje perspektivën evropiane të vendit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 21:34

MPJ Bullgare: Deklarata e Mickoskit vënë në pikëpyetje perspektivën evropiane të vendit

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut ku tha se në Bullgari janë caktuar zgjedhjet për në tetor dhe se deri atëherë vendi do të ketë qeveri teknike, prandaj duhet pritur që ky proces të përfundojë dhe të vazhdohet dialogu Shkup – Sofje në drejtim të eurointegrimit. MPJ e Bullgarisë tha se Qeveria zyrtare e Republikës së Bullgarisë është një qeveri legjitime që ka të gjitha prerogativat për të menaxhuar vendin, raporton Portalb.mk.

MPJ Bullgare theksoi se Sofja mbetet e hapur për dialog, pavarësisht nëse vendi drejtohet nga qeveri zyrtare apo e rregullt.

Megjithatë, nga atje theksuan se dialogu nuk përfshin rinegociim të zotimeve tashmë të ndërmarra nga Shkupi.

“Fatkeqësisht, deklarata e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë haptas vë në pikëpyetje perspektivën evropiane të vendit të tij. Autoritetet në Shkup duhet ta kenë të qartë se përpjekjet për të ngritur ide për rinegociim të detyrimeve tashmë të ndërmarra ndërkombëtare mund të çojnë vetëm në distancim të mëtejshëm nga fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Kjo pikëpamje e jona nuk do të ndryshojë nëse do të jetë në krye një qeveri zyrtare apo e rregull”, thanë nga MPJ Bullgare.

Ata shtuan se si rezultat i provokimeve dhe konfrontimeve të panevojshme me vendet fqinje, Maqedonia e Veriut tashmë ka humbur shumë kohë në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim.

Kryeministri Mickoski dje tha se si Qeveri mbeten të përkushtuar për këtë çështje dhe se do të vazhdojnë të punojnë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa në lidhje me “ngërçin” me Bullgarinë dhe ndryshimet kushtetuese, Mickoski tha se duhet të pritet derisa të zgjidhet qeveria e re në Bullgari.

Ambasadori bullgar në largim në vend, Angell Angellov ka thënë se nuk mund të ketë negociata për diçka që tashmë është rënë dakord.

Ndryshe, me formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka filluar edhe acarimi i raporteve midis Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë për shkak se kryeministri Mickoski tha mund të ketë ndryshim të Kornizës negociuese, e cila u kritikua ashpër nga Sofja.

Kujtojmë se vendi duhet t’i bëj ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë. Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me në vitin 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 21:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?