MPJ e RMV-së: Kemi indikacione për abuzime financiare të paktën edhe në dy përfaqësi diplomatike-konsullare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:45

MPJ e RMV-së: Kemi indikacione për abuzime financiare të paktën edhe në dy përfaqësi diplomatike-konsullare

Përveç situatës në Misionin e përhershëm të KB-së në Nju-Jork, kemi indikacione për keqpërdorime financiare edhe në të paktën dy përfaqësi të tjera diplomatike-konsullare të RMV-së jashtë vendit, deklaroi sonte ministri Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, pa specifikuar se për cilat ambasada bëhet fjalë?

“Për fat të keq kam evidentuar edhe disa raste të tjera të punës joprofesionale, më duhet të konstatoj se në javët e fundit kemi evidentuar edhe disa raste të tjera të mospërputhjeve serioze. Nuk mund të them këtu se ku, në radhë të parë për respekt për vendet ku ata individë janë të akredituar, por kemi edhe situata të tjera, si situata me Misionin e përhershëm në Nju-Jork, të abuzimeve financiare nga ambasadorët tanë. Do të vendosim standarde më të larta të performancës për ambasadorët tanë, duke mbrojtur kështu pronën dhe buxhetin tonë. Besoj në procedurat, kemi indikacione dhe do t’u japim mundësinë të argumentojnë dhe të paraqesin provat e tyre, por përgjithësisht kur bëhet fjalë për çështjet financiare, gjërat janë zakonisht shumë të qarta, madje edhe ato famëkeqe, por ne duhet të zbatojmë procedurë të brendshme dhe auditim të brendshëm sepse duhet t’i kemi standardet më të larta për përfaqësuesit tanë jashtë vendit”, theksoi Mucunski.

Në pyetjen se a kanë përfunduar konsultimet në MPJ me ambasadorët Vesel Memedi, Lubomir Fërçkoski, Andrej Zhernovski dhe Danço Markovski, tha se janë realizuar konsultime me tre nga këta ambasadorë. Theksoi se nuk janë bërë konsultime vetëm me Fërçkoskin, pasi siç informoi ai ka marrë pushim mjekësor.

Lidhur me ambasadorin në Tiranë, Markovski, ministri tha se atje kanë pasur dhe kanë shqetësime serioze për mënyrën se si është bërë regjistrimi në Shqipërinë fqinje.

“Për këtë kam ende komunikim me kolegun tim shqiptar, ndërsa kryeministri Mickoski me kryeministrin Rama. Por ajo që kemi vërtetuar është se në fakt gabimet institucionale që kanë ndodhur derisa po mbahej regjistrimi ishin kryesisht nga ana jonë, gjegjësisht mosveprimi nga ana e institucioneve nga një alarm i ngritur qartë, si nga ne ashtu edhe nga ambasada jonë në Tiranë. Dhe këtu nuk mund ta gjej fajin tek ambasadori Markoski, sepse ai me të drejtë ka theksuar se ka probleme. Së bashku, ai dhe unë arritëm në përfundimin se institucionet, edhe atë jo vetëm MPJ, por edhe një sërë institucionesh të tjera gjatë asaj periudhe, nuk kanë vepruar siç duhet, nuk kanë dhënë asnjë udhëzim për ambasadën tonë në Tiranë. Dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta kthej ambasadorin Markoski në Tiranë. Ai e përfundon mandatin e tij për disa muaj”, tha Mucunski.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?