Ndotja e ajrit përkeqësohet, Aleanca për Shqiptarët kritikon keqmenaxhimin e Izet Mexhitit 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 12:06

Ndotja e ajrit përkeqësohet, Aleanca për Shqiptarët kritikon keqmenaxhimin e Izet Mexhitit 

Aleanca për Shqiptarët kritikon ashpër politikat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nën drejtimin e ministrit Izet Mexhiti, i cili prej gati dy vitesh ndodhet në krye të kësaj ministrie. Për këtë periudhë, Mexhiti nuk ka luajtur vetëm rolin e ministrit të ekologjisë. Ndërsa ndotja e ajrit në Maqedoninë e Veriut vazhdon të përkeqësohet, asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për të parandaluar krizën mjedisore dhe shëndetësore që po godet qytetarët, duke treguar paaftësi të qartë në menaxhimin e institucionit.

Sipas të dhënave të IQAir, koncentrimi i PM2.5 ishte 23.27 µg/m³, 4.7 herë më i lartë se vlera udhëzuese e OBSH-së. Një studim i Institutit për Shëndet Publik tregoi se ndotja e ajrit shkakton rreth 3,828 vdekje në vit, që përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend. Shkup, Tetovë dhe disa qytete të tjera renditen ndër zonat më të ndotura në Evropë, ndërsa qytetarët vuajnë çdo ditë pasojat e këtij keqmenaxhimi.

Megjithë projektet ndërkombëtare, si investimi prej 10 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe UNOPS për reduktimin e ndotjes dhe vizualizimet publike të PM2.5, Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Mexhitit nuk ka zbatuar strategji kombëtare efektive. Strategjia e mëparshme për ndotjen e ajrit ka skaduar në vitin 2018 dhe nuk është zëvendësuar me një plan të ri. Transporti, ngrohja me biomasë dhe industria vazhdojnë të jenë burimet kryesore të ndotjes, pa asnjë pengesë reale.

Për gjendjen alarmante me ajrin e ndotur në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare. AP njoftoi se qytetarët po kërkojnë veprime konkrete për të luftuar ndotjen, ndërsa Reuters raportoi se Liqeni i Ohrit, vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është në rrezik nga ndotja.

Aleanca për Shqiptarët fton institucionet e shtetit që të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Kjo përfshin zbatimin e politikave të duhura, investime në energji të rinovueshme dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për pasojat e ndotjes së ajrit. Qytetarët shqiptarë nuk do të pranojnë më heshtjen dhe pasivitetin përballë krizës së ndotjes së ajrit, që kërcënon jetën e tyre çdo ditë.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 12:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?