Ndryshime në Maturën Shtetërore 2026: Testim më i drejtë dhe mundësi për të gjithë nxënësit

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2026 23:23

Ndryshime në Maturën Shtetërore 2026: Testim më i drejtë dhe mundësi për të gjithë nxënësit

Procesi i Maturës Shtetërore për vitin 2026 sjell ndryshime të rëndësishme për maturantët, veçanërisht për ata të shkollave profesionale dhe artistike. Drejtoresha e Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), Daniella Jovçevska Mihajllovska, thekson se testimi i këtij viti do të jetë më i drejtë dhe i përshtatur me orët mësimore të ndjekura gjatë katër viteve.

“Ndryshimi synon t’u lehtësojë nxënësve të shkollave profesionale dhe artistike, të cilët më herët nuk kishin mundësi të barabarta krahasuar me gjimnazistët që ndjekin më shumë orë për lëndët e testuara eksterne,” tha Jovçevska Mihajllovska.

Deri më tani janë paraqitur 14,573 nxënës për të gjitha llojet e provimeve. Një tjetër pikë kyçe është regjistrimi në fakultete: nxënësit që zgjedhin maturën profesionale mund të vazhdojnë studimet vetëm në drejtime që përputhen me profilin e shkollës së mesme, ndërsa ata që zgjedhin maturën shtetërore mund të regjistrohen në cilindo fakultet sipas dëshirës.

Provimet fillojnë më 6 qershor 2026 me testimin e gjuhës angleze ose matematikës. Provimi i gjuhës amtare për maturën shtetërore jepet më 11 qershor, ndërsa nxënësit e maturës profesionale dhe artistike do ta japin më 12 qershor. Ata që kalojnë Maturën Profesionale ose Artistike kanë mundësi të japin Maturën Shtetërore vitin tjetër për të ndryshuar fakultetin ose për të aplikuar në fakultete që kërkojnë këtë provim.

Ky ndryshim synon të zvogëlojë pabarazitë dhe të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë maturantët. Gazeta Flaka

56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2026 23:23
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
56

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë