Nevzat Bejta: Do të zgjidhim problemin e qenve endacakë dhe do ta depolitizojmë arsimin

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:53

Nevzat Bejta: Do të zgjidhim problemin e qenve endacakë dhe do ta depolitizojmë arsimin

Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, ka kritikuar ashpër udhëheqjen aktuale komunale për dështimin në zgjidhjen e problemit të qenve endacakë dhe për keqpërdorime serioze në sektorin e arsimit. Deklaratat ai i bëri gjatë debatit në TV Koha, në emisionin “On Time”.

Duke folur për qentë endacakë, Bejta tha se për vite me radhë janë shpenzuar mjete të mëdha financiare, por pa asnjë rezultat konkret në terren.

“Dyshja Taravari–Limani kanë ndarë çdo vit nga 50 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë. Për tetë vite janë shpenzuar 400 mijë euro, ndërsa qentë endacakë i kemi ende rrugëve,” deklaroi Bejta.

Ai theksoi se kjo situatë po shkakton frikë dhe pasiguri tek qytetarët, veçanërisht tek fëmijët dhe personat e moshuar.

“Paratë janë shpenzuar, rezultatet nuk janë askund. Qentë endacakë po shkaktojnë shqetësim serioz tek qytetarët,” u shpreh ai.

Bejta premtoi se me ardhjen e tij në krye të komunës, kjo problematikë do të marrë zgjidhje konkrete dhe afatgjatë.

“Unë premtoj që çështja e qenve endacakë do të zgjidhet. Do të punojmë me njerëz që e njohin këtë fushë dhe do të ndjekim modelin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera fqinje që kanë gjetur zgjidhje të suksesshme,” tha Bejta.

Në vijim, kandidati i VLEN-it u ndal edhe tek arsimi, duke akuzuar ish-udhëheqjen komunale për keqpërdorim të mjeteve të dedikuara për shkollat dhe mësimdhënësit.

“Mjetet që ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencës për pagesën e mësimdhënësve, investimet në shkolla dhe transportin e nxënësve janë keqpërdorur nga Komuna e Gostivarit,” deklaroi Bejta.

Ai bëri të ditur se komunës i janë krijuar borxhe të mëdha ndaj kompanive të transportit.

“Kompanive të transportit, Komuna e Gostivarit iu detyrohet rreth 2 milion euro, sepse bllok-dotacionet janë shfrytëzuar për interesa të tjera,” theksoi ai.

Bejta nënvizoi se arsimi duhet të depolitizohet dhe të rikthehet cilësia në këtë sektor jetik.

“Është koha të rikthehet cilësia në arsim, cilësia në investime nëpër shkolla dhe çerdhe, e jo të vazhdohet me improvizime dhe vjedhje,” tha Bejta.

Në fund, ai theksoi se në arsim duhet të ketë vend vetëm për profesionalizëm dhe përkushtim.

“Arsimi do të depolitizohet. Vend në arsim ka për këdo që e kryen punën me profesionalizëm, dije dhe përkushtim ndaj këtij misioni të shenjtë,” përfundoi Bejta. Flaka

310

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Janar, 2026 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
310

SI PO I PËRBALLONI SHPENZIMET MUJORE PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMEVE?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut