Çështja e njohjes së patentave të shoferëve të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Itali pritet të marrë zgjidhje në një afat të afërt. Kështu ka deklaruar ambasadori i Italisë, duke konfirmuar se autoritetet italiane janë të vetëdijshme për problemin dhe se po punohet për një marrëveshje konkrete, raporton Flala
Mijëra shtetas të RMV-së që jetojnë dhe punojnë në Itali përballen prej kohësh me vështirësi serioze, pasi patentat e tyre nuk njihen nga institucionet italiane. Kjo i detyron ata ose të pajisen me patentë ndërkombëtare për përdorim të përkohshëm, ose të hyjnë në procedura të gjata dhe të kushtueshme për marrjen e patentës italiane.
Problemi është thelluar veçanërisht pas lëshimit të dokumenteve me emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”, të cilat nuk janë përfshirë ende në një marrëveshje bilaterale për njohje reciproke.
Sipas informacioneve zyrtare, Qeveria e RMV-së ka dorëzuar tashmë një projekt-marrëveshje për njohjen e patentave, ndërsa pala italiane është në fazën e shqyrtimit institucional. Ambasadori italian ka theksuar se ekziston vullnet politik për zgjidhje dhe se procesi po lëviz drejt finalizimit.
Deri në nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjes, situata mbetet e pandryshuar, por mesazhi diplomatik është i qartë: njohja e patentave është në agjendë dhe zgjidhja është çështje kohe. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
8 Shkurt, 2026 08:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.