Organizata o2 thotë se komunat e vendit lulzojnë nga korrupsioni dhe ndërhyrjet partiake

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 19:33

Organizata o2 thotë se komunat e vendit lulzojnë nga korrupsioni dhe ndërhyrjet partiake

Organizata joqeveritare O2 thotë se ka përgatitur amendamente për Ligjin e Planifikimit Urbanistik. Amendamentet sipas tyre, synojnë më shumë transparencë, si dhe kontribuojnë në reduktimin e korrupsionit. Edhe pse ligjërisht opinioni duhet të ketë qasje në dokumentacione të ndryshme rreth planifikimit urbanistik, kjo nuk zbatohet.

“Është e nevojshme që të publikohet procedura e plotë në mënyrë transparente, sepse vetëm ata që janë brenda, domethënë brenda institucioneve dhe këshilltarët kanë mundësi ta shohin se si ecën e gjithë procedura, të gjitha dokumentet, dhe mendimet e marra. Vetëm në këtë mënyrë mundet në kohë të reagohet dhe të shihet a ka ndonjë parregullsi në mendime të caktuara që janë dhënë, mund të ketë edhe konflikt interesi tek anëtaret e komisionit”, tha Tatjana Gjakullev.

O2 kërkon gjithashtu që përmes amendamenteve të ndryshohet edhe mënyra e votimit në këshillat komunalë për planet e detajuara urbanistike, pra të votohet me dy të tretat dhe jo me shumicë të thjeshtë siç është aktualisht.

“Mendojmë se me ndryshimin e mënyrës së votimit në këshilla për planet urbanistike, tani është me shumicë të thjeshtë, mendojmë se dy të tretat do të ndikojë më mirë, pasi për to votohet më së shumti në mënyrë partiake. Dhe nëse kërkohet dy të tretat, ulet rreziku dhe do të duhet pajtueshmëri nga shumë parti që të votohet një plan i detajuar urbanistik. Kërkojmë që anëtarët e komisionit për urbanizëm dhe komisioni profesional, të mos zgjidhen nga kryetari i komunës por këshilli”, shtoi ajo.

Sipas analizave që O2 kanë bërë, pothuajse të gjitha komunat e vendit kanë nivelin e njëjtë të korrupsionit, ndërsa për çdo pyetje që kanë drejt Qytetit të Shkupit, thonë se nuk marrin asnjëherë përgjigje./Alsat.mk

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?