Numri i të evakuuarve në Kërçovë ka arritur në 150 persona për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Të evakuuarit po strehohen në sallën sportive “Hristo Uzunov”, ku po marrin kujdes nga autoritetet lokale dhe Kryqi i Kuq i Kërçovës.
Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) njofton se situata mbetet kritike në rrugën “Prilepska”, ku po kryhet pastrimi i kanaleve dhe shtratit të lumit Zajaska me mekanizëm të rëndë. Përveç Kërçovës, situata problematike vazhdon në disa rajone të tjera të përmbytura.
Sipas raportit të QMK:
- Në Dollnen, fshati Lazhanë është dëmtuar oborri dhe kati përdhes i një shtëpie.
- Në Peshtalevë ka përmbytje për shkak të kanaleve të papastruara.
- Në Strugë, janë përmbytur oborre dhe shtëpi në zonën e Misleshevski Pat. Njësia e zjarrfikësve po intervenon me pompa dhe mekanizëm ndërtimor.
- Në Gostivar, rruga Tumçevishte – Çegran nuk është e sigurt për qarkullim.
- Në Prespë janë përmbytur toka bujqësore, oborre, shtëpi dhe magazine, ndërsa po kryhet largimi i ujit dhe pastrimi i zonave të rrezikuara.
- Në Krushevë, uji për pije duhet të zihet përpara përdorimit, pasi është turbulluar nga reshjet.
Autoritetet po vazhdojnë monitorimin dhe intervenimin në të gjitha zonat e prekura, ndërsa bëjnë apel për kujdes dhe respektim të masave të sigurisë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Janar, 2026 17:28
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.