Policia konfiskon armë dhe drogë në një fshat të Tetovës, ndalohen katër persona

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:34

Policia konfiskon armë dhe drogë në një fshat të Tetovës, ndalohen katër persona

MPB Maqedoni njofton se dje (28.08.2024) në ora 17:30, zyrtarë policorë nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Tetovë kanë privuar nga liria N.S (23) nga fshati Trebosh, E.K. (21) nga fshati Pallaticë dhe dy të mitur.

Siç thonë nga MPB, pas informacioneve të marra paraprake operative dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse, personat janë privuar nga liria në fshatin Pallaticë, në vendin e quajtur “Ron Skura” në një kasolle të improvizuar, ku ripaketonin marijuanën për shitje të mëtejshme.

“Aty u gjet marihuanë, një armë dhe plumba. Gjatë arrestimit, E.K. sulmoi një oficer policie. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime përkatëse në prokurorinë kompetente”, thonë nga MPB.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?