Prilli i këtij viti ishte më i ngrohtë se vlerat mesatare për shumë vite

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:29

Prilli i këtij viti ishte më i ngrohtë se vlerat mesatare për shumë vite

Administrata për Çështje Hidrometeorologjike (HMRC), njofton se sipas matjeve dhe vrojtimeve të stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, muaji prill i këtij viti karakterizohet si muaj shumë i ngrohtë dhe normalisht me reshje shiu krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare.

Ata theksojnë se temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 7.9°C në Lazaropole deri në 16.6°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të prillit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), sipas raporteve të tyre, ajo e këtij viti ishte 2.5 °C mbi mesataren kombëtare.

Instituti Hidrometeorologjik

“Temperatura më e lartë maksimale është matur më 14 prill në Gjevgjeli dhe ka qenë 30.7 °C. Në territorin e vendit gjatë muajit, nga data 5 deri në datë 16 është vërejtur një valë e të nxehtit. Ngrica e lehtë është vërejtur në vendet më të larta nga data 18 deri në 22 të muajit. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Lazaropole, më 20 prill dhe ka qenë -3,1 °C”.

Në muajin prill të vitit të kaluar, sa i përket sasisë mujore të reshjeve në vend, bazuar në raportin e Institutit për Çështje Hidrometeorologjike, ishte nga 26 mm në Demir Kapi deri në 80 mm në Mavrovë. Bëjnë të ditur se reshjet kryesisht ishin nga shiu dhe bora, ku siç theksojnë ata, reshjet maksimale ditore prej 26 mm janë regjistruar në Berovë më 18, ndërsa mbulesa maksimale e borës prej 9 cm është matur në Popova Shapkë më 21 prill. /SHENJA/

108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?