Projekti më i madh sportiv në Çair – transformimi i sallës “Partizan”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 15:01

Projekti më i madh sportiv në Çair – transformimi i sallës “Partizan”

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka shpallur programin e tij për revitalizimin e infrastrukturës sportive, duke e cilësuar sportin si “shëndet, edukim dhe krenari”, transmeton Gazeta Flaka.

“Prioriteti im është revitalizimi i infrastrukturës sportive dhe krijimi i zonave sportive të qasshme për të gjithë qytetarët,” tha Osmani.

Në fokus të këtij programi qëndron transformimi i sallës “Partizan” në qendrën sportive multifunksionale “Shaban Sejdiu”, një projekt i dedikuar kampionit botëror dhe ikonës së Çairit. Sipas Osmanit, kjo qendër do të shndërrohet në “shtëpi të sportistëve, të rinjve dhe gjithë dashamirëve të sportit”.

Programi përfshin gjithashtu:

  • Rekonstruksion dhe modernizim të sallave “Enver Idrizi”, “Vasil Gllavinov”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe “Shaban Tërstena”;
  • Ndërtimin e fushave të reja sportive me ndriçim në disa lagje të Çairit, si futbolli në “Tefejjyz”, basketbolli në “Hasan Prishtina” dhe fusha të kombinuara në “Ismail Qemali”;
  • Pajisje të reja sportive në Fushë Topanë dhe Parkun e Çairit;
  • Ndërtimin e një salle të re sportive në SHFK “Jashar Beu” në Dyqanxhik.

Osmani ka theksuar se programi përfshin edhe mbështetje për të rinjtë, përmes bursave për sportistë të talentuar, kategorizimit të sporteve dhe financimit të pjesëmarrjes së tyre në garat ballkanike, evropiane dhe botërore.

“Çairi ka krijuar kampionë. Është koha ta kthejmë sportin aty ku e ka vendin!” u shpreh Bujar Osmani.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Tetor, 2025 15:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?