Qytetarët presin planin për dalje nga kaosi me transportin publik dhe mbeturinat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:43

Qytetarët presin planin për dalje nga kaosi me transportin publik dhe mbeturinat

Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër do të vendos për fatin e banorëve të kryeqytetit të cilët tanimë një kohë të gjatë po përballen me kaos të transportit publik dhe mbeturinat që kanë mbuluar Shkupin. E përderisa pritet zgjidhje e situatës, presin edhe qytetarët për autobusë, ndërsa sot edhe me orare të reduktuar shkaku i festës.

“Pritje sa të duash, çdo ditë. Katër orë prita pardje, nga ora 8:00. Nëse ke fat ndonjëherë do të gjesh ndërsa nëse nuk ke fat do të presësh. Domethënë autobus pritet me fat. Po, thënë në mënyrë komunistë me fat, dhe kështu vazhdon përralla”, tha një qytetar.

Ndërsa në tregimin e pritjes së autobusëve se kush ka fat, përveç këtij çifti takuam edhe shumë qytetarë tjerë duke pritur fatin që të gjejnë një vend në autobusët e NQP-së.

“Rëndë është, një orë duhet pritur që të vije autobusi, dhe nëse vjen e nëse jo atëherë dy orë do presësh. Të rrallë janë, 61-shi i rrallë është”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Jo të pritët por pritet jashtë normales, sidomos për moshën tonë kjo s’është normale. Nëntëmbëdhjetën e pres saktë 40 minuta dhe vetëm një është, një shkon lartë dhe tjetra kthehet poshtë, kjo nuk është normalë”, theksoi një qytetar.

“E vështirë të pritet në këtë të nxehtë por kur nuk ka e kemi patjetër, edhe nëse nuk dëshiron do të presësh. Por edhe varet ku dhe kur, 57 shkuan dy njëra pas tjetrës ndërsa këto që janë në çdo orë për lagjet jashtë qytetit do të duhet të presim, por në këtë nxehtë nuk ka jo”, deklaroi një qytetare.

Për rikthimin efikas të qarkullimit publik në kryeqytet do të duhet rinovimi dhe kthimi në rrugë i të paktën 30 autobusëve urban, ndërsa për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, të paktën 120 punëtorë sezonal në higjienën komunale. Këto dy propozime ishin pjesë e planit të ashtuquajtur për dalje nga kriza i cili pritet të votohet nesër nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Disa ditë më parë këshilltaret e qytetit të Shkupit, edhe të LSDM-së por edhe të VMRO-DPMNE-së thanë se do ta votojnë planin për dalje nga kriza.

Ndërkohë edhe kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së që të votojnë planin e propozuar nga kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, për dalje nga kriza. Nëse ndodhë që të kemi ngërç përsëri dhe plani të mos kalojë në këshill, atëherë kaosi i vërtetë do të filloje më dy shtator kur edhe fillon viti i ri shkollor. /Alsat.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?