RMV, një person gjeti granatë dhe e çoi në polici

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:44

RMV, një person gjeti granatë dhe e çoi në polici

Granata, e cila supozohet se është e Luftës së Parë Botërore, dje është dërguar në stacionin policor në Berovë, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), duke paralajmëruar se një procedurë e tillë është e papërshtatshme dhe e rrezikshme, transmeton Portalb.mk.

Granata e pashpërthyer është marrë nga një piroteknik për asgjësim të mëtejshëm.

“Dje në ora 12:30 në stacionin policor të Berovës është sjellë një mjet i pashpërthyer dhe supozohet se është nga Lufta e Parë Botërore. Menjëherë pas kësaj është marrë në dorëzim nga një piroteknik i Direktiva për mbrotje dhe shpëtim Berovë për asgjësimin e tij”, njofton QMK.

Qendra e menaxhimit të krizave thotë se një procedurë e tillë është e pasigurt për njerëzit dhe mjedisin. Nga aty bëjnë thirrje që kur qytetarët gjejnë ndonjë mjet apo mbetje të pashpërthyer, të mos i prekin apo lëvizin ato dhe të lajmërohen në numrin e telefonit 112 në QMK.

“Një procedurë e tillë mund të duket e saktë, por është e papërshtatshme nga pikëpamja e sigurisë. Qytetarët, për hir të sigurisë së tyre dhe mjedisit rreth tyre, duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të sigurisë në raste të tilla. Kur gjejnë ndonjë mjet të pashpërthyer ose mbetje të luftërave të kaluara, rekomandimi për qytetarët është që të mos i kapin dhe lëvizin, por thjesht të telefonojnë QKM-në dhe mjeti do të trajtohet sipas procedurave standarde të operimit për raste të tilla nga profesionistë – piroteknikë, të sigurt për ta dhe për të gjithë në mjedisin e tyre”, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?