Rreth 7.5 miliardë euro janë borxhet e qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 21:45 Përditësuar

Rreth 7.5 miliardë euro janë borxhet e qytetarëve dhe kompanive ndaj bankave

Qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonia u kanë borxh bankave afër 7.4 miliardë euro. Banka Popullore në raportin e fundit njoftoi se në bazë të kredive për ekonomitë familjare kanë marrë hua nga bankat komerciale pothuajse 3.8 miliardë euro. Huatë e kompanive peshojnë 3.5 miliardë euro, përcjell FLAKA.

Raporti tregon se gjithsej kreditë në baza mujore janë rritur me 1.2 për qind. Të dhënat tregojnë se qytetarët janë më së shumti në kërkim të kredisë konsumatore dhe kredisë për banesa. Familjet kanë rreth dy miliardë euro borxh për kredi konsumatore dhe gati 1.5 miliardë euro për kredi për banesa.

“Oferta monetare në prill 2024 është rritur me 1.5% në baza mujore, kryesisht për shkak të rritjes së parasë depozituese, me rritje shtesë të depozitave afatgjata deri në dy vjet dhe parasë së gatshme në qarkullim dhe në kushte të rënies në depozitat afatshkurtra. Krahasuar me bazë vjetore, oferta monetare shënoi rritje prej 6.7%, më së shumti për shkak të rritjes së parasë depozituese, ndërsa komponentët e tjerë kanë ndikim pozitiv”.

Në fund të fundit, kriza prej disa vitesh duket se i ka detyruar qytetarët të sillen më shumë brenda vendit. Depozitat e individëve për një vit janë rritur me gati 11 për qind. Në baza mujore, rritja është afër tre për qind. Totali i depozitave në banka arriti në 8.7 miliardë euro. Familjet kanë 5.9 miliardë euro në banka dhe kompanitë kanë 2.4 miliardë euro.

Informacionet nga Banka Qendrore thonë se depozitat e reja të kursimit kanë një interes prej 2.5 për qind.

Megjithëse pritej lehtësim i politikës monetare, për momentin nuk po ndodh. Norma mesatare e interesit në totalin e kredive ishte 5.5 për qind, që është 0.02 për qind më pak se në muajin shkurt dhe është rritur me 0.5 për qind në bazë vjetore. FLAKA

21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 21:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?