Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Plani fillestar ndoshta do të rishikohet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:48

Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Plani fillestar ndoshta do të rishikohet

Plani fillestar për ndërtimin e rrugës Tetovë Prizren ndoshta do të ketë nevojë të rishikohet, kurse kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se do të analizohet edhe versione të tjera të projektit, konkretisht me tunelin që parashihej. Planin duhet ta miratojë edhe qeveria, kurse Kasami premton se nga buxheti i vitit të ardhshëm të komunës do të ndajë mjete për pjesën që i takon komunës. Institucionet në Kosovë tashmë kanë filluar ndërtimin e rrugës në anën e tyre që duhet të lidhë dy qytetet. Kostoja e projektit pritet të jetë rreth 200 milion euro. Qeveria e Kosovës disa herë ka bërë thirrje që të mos ketë vonesa në ndërtimin e rrugës nga ana e Maqedonisë.

“Do të analizohen edhe versione të tjera që kanë të bëjnë me tunelin sepse opinioni është i njoftuar se kjo ka qenë alternativa nëse nuk realizohet projekti ashtu siç ka qenë i paraparë, me tunelin që është diku gjashtë kilometra, që është në pjesën tjetër të malësisë së Tetovës që ndërlidhet me fshatrat Brodec, Veshallë dhe Bozovcë. Besoj që do të arrijmë ta shtymë përmes qeverisë atë opsion me tunel. Është opsioni më i lirë këtu. Do të mbetet pastaj mundësia tjetër, të lidhet fshati Vicë për një rrugë ekzistuese, me segmentin e rrugës Tetovë-Prizren. Në Kosovë kanë filluar me segmentin që ka të bëjë me pjesën e rrugës deri te tuneli. Tuneli është projekt i përbashkët, edhe projektimi, edhe ndërtimi. Por ne tani do të vazhdojmë si komuna e Tetovë, me përkrahje të qeverisë të bëjmë pjesën tonë të investimit që do të jetë nga shkëputja e rrugës për Kodrën e Diellit, deri në hyrje të tunelit”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës. /Alsat.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 19:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?