Sefer Selimi: “Kur pyesni ‘ku ishe 20 vjet’, më parë pyeteni veten”

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 11:25

Sefer Selimi: “Kur pyesni ‘ku ishe 20 vjet’, më parë pyeteni veten”

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ashpër ndaj asaj që e quan “kundër-fushata perfide dhe nënçmuese ‘ku ishe 20 vjet, o taj?’”, duke theksuar se kjo qasje është fyese për qytetarët dhe hipokrite nga ana e pushtetit aktual.

“Dhe sa i përket kësaj ‘kundër-fushate: ku ishe 20 vjet, o taj?’, ajo është po aq perfide sa edhe nënçmuese ndaj qytetarëve. Nëse disa bëjnë sikur kanë harruar, po ua përkujtoj unë”, shkruan Selimi.

Ai rendit disa nga figurat kyçe të pushtetit aktual, duke theksuar lidhjet e tyre të drejtpërdrejta shumëvjeçare me BDI-në:

“Kryetari aktual i LD-së, Izet Mexhiti, ka qenë 20 vjet në BDI, ndër figurat më të rëndësishme të saj”, thekson Selimi, duke shtuar se
“ish-kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka qenë në kabinetin e tij dhe fjalim-shkrues i Izet Mexhitit për sa kohë që ai ishte BDI”.

Sipas Selimit, edhe kryetari aktual, Bekim Sali, ka qenë pjesë e strukturave qeverisëse me BDI-në.
“Bekim Sali ka qenë shef kabineti i ministrit të Shëndetësisë Bujar Osmani dhe më pas vetë ministër i Shëndetësisë në koalicion me BDI-në”, shkruan ai.

Në reagimin e tij përmendet edhe kryetari i Besës:
“Bilall Kasami ka qenë sekretar shtetëror dhe kandidat për deputet në listën e BDI-së në Ministrinë e Ekonomisë gjatë mandatit të Fatmir Besimit”.

Po ashtu, Selimi përmend edhe Arben Fetain:
“Arben Fetai ka qenë shef i kabinetit të Arben Taravarit gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në koalicion qeverisës me BDI-në”.

Duke folur për deputetët e shumicës aktuale, Selimi shprehet me tone të ashpra:
“Për shumë nga deputetë e deputete të shumicës aktuale qeverisëse që flinin në pragun e zyrave të BDI-së as që dua të flas. Si atëherë, ashtu edhe tani janë politikisht të parëndësishëm”.

Sipas tij, pyetja nuk është se kush ku ka qenë dje, por pse janë sot në pushtet.
“Andaj, kur pyesni të tjerët ‘ku ishe 20 vjet, o taj?’, më parë pyeteni veten. Çështja nuk është kush ku ka qenë dje. Çështja është pse jeni sot aty”, thekson Selimi.

Ai shton se pushteti nuk është për konstatuar probleme, por për t’i zgjidhur ato:
“Ju nuk jeni aty për të konstatuar problemet që janë trashëguar, por për t’i zgjidhur ato”.

Në postskriptumin e tij, Selimi ngre një akuzë të rëndë ndaj përfaqësuesve shqiptarë në koalicionin qeverisës:
“Më e gërditshmja nga e gjithë kjo periudhë gati dyvjeçare është se si nuk guxuat as edhe një herë të vetme, me këtë ton dhe këtë ashpërsi, t’i drejtoheni ndonjë funksionari nga partneri i koalicionit”.

“Përkundrazi, keni heshtur të poshtëruar edhe kur publikisht jua kanë marrë fjalën, ju kanë poshtëruar dhe madje edhe flamurin jua kanë ndaluar”, përfundon Selimi.

Përgjigja e analistit politik Sefer Selimi duket se i është drejtuar drejtpërdrejt gazetarit Ismail Sinani, i cili një ditë më parë reagoi në rrjetet sociale lidhur me fushatën “Fol shqip, o taj!”.

Në postimin e tij në Facebook, Sinani thekson se fushata “Fol shqip, o taj!” meriton përkrahje dhe se VLEN-i patjetër duhet ta zgjidhë çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, por njëkohësisht ngre disa pyetje kritike:

“Pse o taj ke pritë 20 vjet e s’ke folë shqip, a?”,
“Pse o taj që shitshe mend se shqipja është zyrtare, provimin nuk e ke dhanë edhe shqip, a?”,
“Pse o taj që dikur udhëhiqshe me Ministrinë e Drejtësisë i ke lanë shqiptarët pa provim në gjuhën shqipe?”, shkruan Sinani.

Ai vlerëson se, pavarësisht deklarimeve politike ndër vite, realiteti është ndryshe.
“Të mos gënjehemi, shqipja ka status të avancuar, por nuk është zyrtare siç na është thënë. Ajo ka përdorim në disa fusha, por nuk është zyrtare. E shumta që mund të jetë, është me status të gjuhës së përkthyer”, thekson gazetari.

Për ta ilustruar dallimin, Sinani sjell edhe shembuj krahasues:
“Serbishtja është zyrtare në Kosovë, gjuha frënge në Kanada, ndërsa shqipja në Maqedoninë e Veriut ende është larg nga statusi që e dëshirojmë”, përfundon ai.

Gazeta Flaka

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Shkurt, 2026 11:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?