Shkup, marsh për ajër të pastër për të gjithë

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 21:42 Përditësuar

Shkup, marsh për ajër të pastër për të gjithë

Ndotja e ajrit edhe në këtë sezon të dimrit paraqet kërcënim për shëndetin e qytetarëve, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete tjera të vendit.

Me marsh proteste që nisi para ndërtesës së Ministrisë për Ambient Jetësor, pasdite, nisma qytetare “Qyteti i gjelbër human” dhe disa OJQ tjera, me moton “Ajër të pastër për të gjithë”, kanë shprehur revoltën për shkak të ndotjes ekstreme të ajrit.

Qytetarët kanë marshuar me parrullat “Në Shkup jetojnë ndërtesa dhe automjete, vetëm ne njerëzit ngulfatemi”, “A ju japin partitë ajër të pastër”, “Buxheti shkop magjik për ndotjen”, “A edhe për këtë do të protestojmë” e të ngjashme.

Marshi ka vazhduar para Kuvendit për të përfunduar par ndërtesës së Qeverisë.

Shkaqet e mbajtjes së protestës, sic thanë organizatorët, janë rastet e vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit, që sipas tyre, janë 17.7% e vdekshmërisë së përgjithshme në vend në nivel vjetor. Çdo vit në Maqedoninë e Veriut shënohen thuajse 4.000 raste të vdekjeve që shkaktohen për shkak të ekspozimit ndaj grimcave PM2.5 – thanë nga “Qyteti i gjelbër human”.

Protesta ka dërguar mesazhe të fuqishme për nevojën e qasjes strategjike drejt mbrojtjes së ambientit jetësor. Aktivistët bënë thirrje për investime në transportin publik, subvencionimin e fotovoltaikëve dhe fasadave efikase energjetike dhe zhvillimin e sistemeve për vozitje me biçikleta.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Dhjetor, 2024 21:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?