Shkupi ndan 2 milionë euro për dy shkolla të reja, por vendimi shkakton debat për prioritetet arsimore

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 09:24

Shkupi ndan 2 milionë euro për dy shkolla të reja, por vendimi shkakton debat për prioritetet arsimore

Do të shemben shkollat e mesme “Koço Racin” në Gjorçe Petrov dhe “Vëllezërit Milladinovci” në Draçevë. Këshilltari i LSDM-së kundërshton projektin, duke kujtuar se shkolla në Gjorçe Petrov ishte rinovuar para pesë vitesh.

Qyteti i Shkupit ka siguruar dy milionë euro për ndërtimin e objekteve të reja të dy shkollave të mesme, “Koço Racin” në Gjorçe Petrov dhe “Vëllezërit Milladinovci” në Draçevë. Vendimi është marrë në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, përmes rishikimit të buxhetit.

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se të dy shkollat ndodhen në gjendje të keqe dhe se ndërtimi i objekteve të reja ka qenë pjesë e programit të tij zgjedhor.

„Për një kohë të gjatë nxënësit në këto shkolla janë arsimuar në kushte krejtësisht të papërshtatshme. Për një kohë të gjatë mësimdhënësit kanë përcjellë dije në hapësira që nuk u përgjigjen nevojave të arsimit modern. Prandaj marrim përsipër të ndërtojmë shkolla krejtësisht të reja, të denja për fëmijët tanë dhe mësimdhënësit e tyre“, deklaroi Gjorgjievski.

Megjithatë, vendimi është kundërshtuar nga këshilltari i LSDM-së, Goran Simovski, i cili vuri në pikëpyetje arsyeshmërinë e ndërtimit të një objekti të ri për shkollën “Koço Racin”, duke theksuar se ajo ishte rinovuar para pesë vitesh, me mjete nga buxheti i qytetit.

„Si banor i Gjorçe Petrovit, prioritet nuk është objekti i ri për shkollën e mesme, por një shkollë fillore dhe një çerdhe në lagjen e re Aleksandria. Atje janë ndërtuar ndërtesa banimi dhe çdo ditë po ndërtohet nga një tjetër, por fëmijët nuk kanë ku të shkollohen dhe të shkojnë në çerdhe“, tha Simovski.

Ai kundërshtoi edhe ndarjen e një milion eurove për shkollën e mesme, duke argumentuar se numri i nxënësve që përfundojnë këtë vit shkollor është i vogël. Sipas tij, nga gjithsej 40 maturantë, 21 janë në drejtimin gjimnazist, 14 në drejtimin ekonomik dhe katër në drejtimin tekstil.

Simovski rikujtoi se gjatë rinovimit të mëparshëm të shkollës “Koço Racin” ishin ndërruar muret e jashtme dhe të brendshme, çatia, dyshemeja, instalimet elektrike dhe të ujësjellësit, si dhe ishin vendosur nyje të reja sanitare dhe fasadë.

„Para katër vitesh kemi investuar një milion euro dhe tani në të njëjtin vend do të ndërtojmë shkollë të re“, deklaroi këshilltari i LSDM-së.

Rënia e numrit të nxënësve dhe mbyllja e shkollave

Debati për investimet në infrastrukturën shkollore vjen në një kohë kur vendi përballet me rënie të numrit të nxënësve dhe me zvogëlimin e paraleleve.

Sipas të dhënave të përmendura në raportimin e portalit maqedonas SDK.mk, këtë vit shkollor ka 433 paralele më pak se vitin e kaluar, prej të cilave 222 në arsimin fillor dhe 211 në arsimin e mesëm. Kjo vjen pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi të bashkojë paralelet me numër të vogël nxënësish.

Në nivel shtetëror, numri i objekteve shkollore të zbrazëta, kryesisht në zonat rurale, arrin në 148.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, më 1 shtator, gjatë vizitës në shkollën “Aco Shopov” në komunën e Butelit, paralajmëroi se nëse vazhdon ky trend, vendi do të përballet me mbylljen e vazhdueshme të shkollave.

„Nëse vazhdojmë kështu, vazhdimisht do të mbyllim shkolla“, deklaroi Janevska, duke bërë edhe një apel simbolik për rritjen e natalitetit, me qëllim që shkollat e mbyllura përkohësisht të mund të rihapen në të ardhmen.

Ndërkaq, në tetor të vitit 2024, ministrja kishte deklaruar se në Maqedoni kishte rreth 3.000 mësimdhënës më shumë se sa nevojiteshin, të cilët punonin në paralele me nga 9, 12 apo 17 nxënës. Ajo kishte vlerësuar se për këtë arsye ishte e nevojshme organizimi i mësimit me një ndërrim dhe mësimit gjatë gjithë ditës.

Vendimi për ndërtimin e dy shkollave të reja kështu hap edhe një debat më të gjerë: si duhet të planifikohen investimet në arsim në kushtet e rënies demografike – përmes modernizimit të objekteve ekzistuese apo ndërtimit të shkollave të reja, duke marrë parasysh edhe nevojat reale të komuniteteve lokale.

Burimi: SDK.mk – portal në gjuhën maqedonase. Përgatiti: Flaka Media.

25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 09:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“