Shoqata “SOS VITA” kërkon qasje në objektet fetare për anëtarët e saj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 21:19

Shoqata “SOS VITA” kërkon qasje në objektet fetare për anëtarët e saj

Shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS VITA” – Shkup kërkon nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, por edhe Bashkësive tjera fetare që kërkesa e tyre që në objektet fetare të ketë qasje dhe vendkalim për personat me nevoja të veçantë, sepse kjo sipas kryetarit të kësaj shoqate, Ertan Shaqiri, është e drejtë e garantuar ndërkombëtarisht. Sipas Shaqirit është për të ardhur keq se si ka mundësi promovohen projekte me vlera qindra mijëra euro, ndërsa nga ana tjetër nuk janë planifikuar vendkalime për karrocat me të cilat lëvizin personat me nevoja të veçanta.

“Duhet ta ketë parasysh edhe kryetari i BFI-së, por edhe Kisha Ortodokse që duhet të kenë vendkalime për personat me nevoja të veçanta, sepse edhe ata janë njerëz. I bëj apel edhe kryeministrit të vendit që ta ketë parasysh këtë punë, se kur të bëhet një investim 600 apo 700 mijë euro, ta ketë parasysh se personat me nevoja të veçanta do të kërkojnë të drejtën e tyre.”, – deklaroi kryetari i Organizatës “SOS VITA”, Ertan Shaqiri.

Shoqata “SOS VITA” numëron 425 anëtarë dhe sipas Shaqirit, nëse kjo kërkesë nuk merret për bazë dhe kërkesa e tyre hasë në vesh të shurdhur, ai do të ngrit një iniciativë që në bashkëpunim me disa organizata maqedonase ta kërkojnë të drejtën e tyre përmes një proteste masive. Sipas tij, me këtë problem ballafaqohen jo vetëm në objektet fetare, por edhe në institucionet e vendit.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?